Të dhëna javore
Gjatë javës së 47 të vitit 2020, (nga 16-22.11.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 38 (I=1,8/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.
Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së 47 është më i ulët krahasuar me sezonin e kaluar (82), si dhe më i ulët edhe krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=88).
Për të sëmurë kanë raportuar 4 QSHP/NJR, Dibër – 25, Makedonski Brod – 6, Kumanovë – 5 dhe Strumicë- 2 raste.
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 16 persona i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet, ndërsa tek grupmosha nga 0-4 vjet është regjistruar incidencë më e madhe (9,5/100.000).
Gjatë javës së 47 pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.
Të dhëna kumulative
Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 186[1] (I=9,0/100.000), 25,9% më pak se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar kur janë regjistruar 251 të sëmurë dhe 58,2% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=445).
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 78 raste (41,9%), ndërsa incidencë më e lartë (51,6/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.
Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 3 materiale për analiza laboratorike për gripin, që kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.
VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos të personave që u përkasin grupeve vullnerable (sipas përkufizimit të OBSH-së):
- -Personat e moshuar mbi 65 vjet;
- - Fëmijët nga6-49 muaj;
- - Personat me sëmundje kronike;
- - Gratë shtatzëna dhe
- - Punonjësit shëndetësor.
Për sezonin 2020/2021, Ministria e shëndetësisë siguroi vaksinë katërvalente falas në një sasi prej 40.000 dozash, për grupet vullnerable të popullatës.
Sasi të tjera shtesë janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik, si vaksina për pjesën tjetër të popullatës e të cilat mund të blihen për një çmim të caktuar.
Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2020/2021 filloi në 10.11.2020 dhe po zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe Spitalet e përgjithshëm (vaksina falas), si dhe Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale (vaksina komerciale). Caktimi i orarit të vaksinimit do bëhet nga mjekët amë nëpërmjet sistemit “Termini im”.
Personat e interesuar mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale, si dhe tek mjeku amë për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e shëndetësisë elektronike, që nga fillimi i vaksinimit e deri në përmbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 7396 persona të kategorive vullnerable të popullatës me vaksina falas.
Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave me të cilat disponon QSHP Shkup, në territorin e Shkupit janë vaksinuar gjithsej 2.000 persona.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e 46 të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.
Gjatë mbikëqyrjes rutinore detektohen raste sporadike të influencës A dhe B. Nuk janë regjistruar të dhëna për raste të hospitalizuara me sëmundje të gripit me konfirmim laboratorik.
Sipas treguesve kualitativ, sa i përket intensitetit, 29 vende janë në nivel bazik, 3 kanë raportuar për nivel të ulët, ndërsa 1 për intensitet mesatar. Sipas përhapjes gjeografike, 29 vende nuk kanë regjistruar aktivitet, 5 për raste sporadike.
Pandemia (CОVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.
Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik
[1] Në numrin kumulativ janë shtuar edhe raportimet e vonuara të rasteve nga QSHP Strumicë të regjistruara gjatë javëve të kaluara.