Gjatë javës së 45-të të vitit 2021 (nga 08-14.11. 2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 97 raste (I=4,7/100.000) të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin, që paraqet një rritje të numrit nga java e kaluar (n=64; 51,6%), sezoni i kaluar (n=23; 4,2 herë) dhe mesatarja e 10 sezoneve të fundit (n=73; 33,1%).

Të sëmurë janë regjistruar në Dibër – 50, Gostivar – 16, Ohër – 13, Tetovë –8, Kavadar – 6, dhe Prilep 4. 42  janë në moshë nga 15-64 vjet 27 nga 0-4 vjet, 25 persona janë në moshë nga 5-14 dhe 3 janë mbi 65 vjet.

Që nga fillimi i sezonit ranë raportuar gjithsej 253 raste me grip/sëmundje të ngjashme me gripin me një incidencë prej 12,7/100.000 banorë. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Dibra (n=115; 43,7%). Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=118; 44,9%) i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet.

Gjatë javës së 45-të pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 204 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit 2 nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.

Deri më sot në këtë laborator kanë arritur gjithsej 1081 materiale për testim paralel, dhe që të gjitha materialet kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat me sëmundje kronike  dhe personat me imunitet të dobët, si dhe i fton ato të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësive të tyre rajonale për të marrë informacion shtesë dhe më të detajuar në lidhje me vaksinën kundër gripit sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 44-të të vitit 2021, aktiviteti i virusit të gripit është në një nivel të ulët.

Janë detektuar raste sporadike të virusit të gripit tek mostra të marra nga persona me sëmundje respiratore të cilët kanë kërkuar kujdes mjekësor, por që është një rritje minimale krahasuar me javën e kaluar. Janë detektuar Influenza A dhe B, me çrast dominant është nëntipi А(H3). Virusi i Influenca A është detektuar tek dy pacientë nën kujdes intenziv. Tek 12 raste nga institucione spitalore është detektuar nëntipi А(H3).

 

Departamenti i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik