STATISTIKA GLOBALE PËR HIV
- 18,2 milionë [16,1 milionë – 19,0 milionë] persona kanë pasur qasje në terapi antiretrovirale (qershor viti 2016)
- 36,7 milionë [34,0 milionë – 39,8 milionë] persona në botë jetojnë me HIV (në fund të vitit 2015)
- 2,1 milionë [1.800.000-2.400.000] persona janë raste të reja të infeksionit me HIV (në fund të vitit 2015)
- 1,1 milionë [940 000-1.300.000] persona kanë vdekur nga sëmundje si rezultat i SIDA-s (në fund të vitit 2015)
- 78 milionë [69.500.000-87.600.000] persona janë infektuar me HIV që nga fillimi i epidemisë (në fund të vitit 2015)
- 35 milionë [29.600.000-40.800.000] persona kanë vdekur nga sëmundje si rezultat i SIDA-s që nga fillimi i epidemisë (në fund të vitit 2015)
PERSONA QË JETOJNË ME HIV
- Në vitin 2015, ka pasur 36,7 milionë [34,0 milionë – 39,8 milionë] persona që jetojnë me HIV.
PERSONA QË JETOJNË ME HIV DHE KANË QASJE NË TERAPI ANTIRETROVIRALE
- Deri më qershor të vitit 2016, 18,2 milionë [16,1 milionë, 19,0 milionë] persona që jetojnë me HIV kanë qasje në terapi antiretrovirale, për dallim nga 15,8 milionë në qershor të vitit 2015 dhe 7,5 milionë në vitin 2010.
- Në vitin 2015, rreth 46% [43-50%] nga personat që jetojnë me HIV kanë pasur qasje në trajtim.
- Në vitin 2015, rreth 77% [69-86%] nga shtatzënat që jetojnë me HIV kanë pasur qasje në barna retrovirale për të parandaluar përcjelljen e HIV tek foshnjat.
INFEKSIONE TË REJA ME HIV
- Në botë, 2,1 milionë [1.800.000-2.400.000] persona janë raste të reja të infeksionit me HIV në vitin 2015.
- Rastet e reja të infeksioneve me HIV tek fëmijët kanë shënuar një rënie për 50% nga viti 2010.
- Në botë, 150 000 [110 000-190 000] fëmijë janë raste të reja të infeksioneve me HIV në vitin 2015, që paraqet një rënie të numrit nga 290 000 [250 000-350 000] në vitin 2010.
- Nga viti 2010 e deri më tani nuk ka pasur zvogëlim të numrit të rasteve të reja me HIV tek të rriturit.
- Çdo vit nga viti 2010 e tutje, rreth 1,9 milionë [1.900.000-2.200.000] të rritur janë infektuar me HIV.
RASTE TË VDEKJES SI PASOJË E SIDA-s
Numri i rasteve të vdekjes nga SIDA ka rënë për 45%, nga kulminacioni që u arrit në vitin 2005. Në vitin 2015, 1,1 milionë [940 000-1.300.000] persona në botë kanë vdekur nga SIDA, krahasuar me 2 milionë [1.700.000-2.300.000] në vitin 2005.
HIV/TUBERKULOZI
- rastet e vdekjes si pasojë e tuberkulozit tek personat që jetojnë me HIV kanë rënë për 32% nga viti 2004.
- tuberkulozi po bëhet shkaktar kryesor i vdekjes tek që jetojnë me HIV, duke i marrë parasysh edhe rastet e vdekjes si pasojë e SIDA-s
- Në vitin 2014, përqindja e pacientëve me tuberkuloz të identifikuar si HIV pozitivë që filluan ose që vazhduan me terapi antiretrovirale arriti në 77%.
INVESTIME
- Në fund të vitit 2015, 19 miliardë dollarë u investuan për përballje me SIDA-n, në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare (duke mos i përfshirë këtu vendet që vonë kanë kaluar në grupin e vendeve me të ardhura të larta)
- Burimet vendore përfshijnë 57% nga mjetet e përgjithshme për HIV në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare, në vitin 2015.
- Sipas të dhënave të fundit të UNAIDS për tu përballur me SIDA-n deri në vitin 2020 do të nevojiten 26.2 miliardë dollarë, ndërsa deri në vitin 2030 miliardë.
Gjendja aktuale me HIV/SIDA-n në vitin 2016
Pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë deri më 25. 11. 2016 kanë arritur dhe janë analizuar 36 raportime për raste të reja me HIV/SIDA.
а/ Shpërndarja sipas gjinisë e personave me HIV/SIDA në vitin 2016 (deri më 1 dhjetor 2016):
- 9 persona janë sëmurë nga SIDA,
- 27 persona janë HIV pozitivë.
b/ Në vitin 2016 janë regjistruar dy raste të vdekjes të personave të sëmurë nga SIDA.
c/ Sipas gjinisë struktura e të sëmurëve me HIV/SIDA në vitin 2016 (deri më 1 dhjetor 2016):
- 34 persona i përkasin gjinisë mashkullore,
- 2 persona i përkasin gjinisë femërore.
d/ Vendbanimi i personave me HIV/SIDA në vitin 2016 (deri më 1 dhjetor 2016):
- nga Shkupi 17 persona,
- nga Kumanova 3 persona,
- nga Shtipi 3 persona,
- nga Velesi 2 persona,
- nga Gostivari 2 persona,
- nga Dellçeva 2 persona,
- nga Koçani 1 person,
- nga Kriva Pallanka 1 person,
- nga Struga 1 person,
- nga Prilepi 1 person,
- nga S. Nikole 1 person,
- nga Dibra 1 person dhe
- I huaj 1 person.
e/ Grupmoshat e personave me HIV/SIDA në vitin 2016 (deri më 1 dhjetor 2016):
- nga 20 – 29 vjet janë 9 persona,
- nga 30 – 39 vjet janë 18 persona,
- nga 40 – 49 vjet janë 6 persona,
- nga 50 – 59 vjet janë 2 persona dhe
- nga 60+ vjet 1 person.
Gjendja me HIV/SIDA në Republikën e Maqedonisë në bazë të të dhënave për periudhën nga viti 1987-2016
Në periudhën nga viti 1987 – 2016 janë regjistruar gjithsej 311 persona që jetojnë me HIV/SIDA.
Shpërndarja sipas gjinisë e personave që jetojnë me HIV/SIDA
Tregon se nga gjithsej 311 persona që jetojnë me HIV/SIDA, 258 persona i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa 53 persona gjinisë femërore.
Shpërndarja e HIV/SIDA-s sipas grupmoshave:
- 0 – 6 vjet 5 persona,
- 7 – 14 vjet 1 person,
- 15 – 19 vjet 6 persona,
- 20 – 29 vjet 100 persona,
- 30 – 39 vjet 122 persona,
- 40 – 49 vjet 46 persona,
- 50 – 59 vjet 23 persona dhe
- 60+ vjet 8 persona.
- Deri më 25. Nëntor të vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë kanë vdekur 83 persona nga SIDA.
- Në RM ka gjithsej 179 persona të cilët janë të sëmurë nga SIDA dhe 131 persona që janë HIV pozitiv, ose gjithsej 227 persona të jetojnë me HIV/SIDA.
Përgatiti:
Prim.dr. Zharko Karaxhovski Udhëheqës i departamentit për sëmundje tropikale, për sëmundje që trajtohen në karantinë, HIV/SIDA-n dhe SST
Zhivadinka Cvetanovska, Spec. med. analist laboratorik