ÇFARË ËSHTË GRIPI DHE KUSH ËSHTË MË I RREZIKUAR NGA KOMPLIKIMET?
Gripi është një sëmundje e shkaktuar nga virusi i gripit dhe atakon traktin e sipërm të frymëmarrjes: hundën dhe fytin dhe në forma më të rënda dhe rrugët e poshtme të frymëmarrjes – bronket. Çdo vit, nga virusi i gripit sëmuren 5% deri 15% të popullsisë. Tek shumica e njerëzve gripi kalon relativisht lehtë, por disa persona janë më te rrezikuar nga komplikimet serioze që mund të çojnë në trajtim spitalor dhe në disa raste deri në vdekje.
Më të rrezikuar nga komplikimet e gripit janë të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, punonjësit shëndetësor dhe persona me sëmundje kronike.
Për këto grupe njerëzish rekomandohet vaksinimi vjetor kundër gripit në vjeshtë.
PSE DUHET VAKSINUAR ÇDO VIT?
Virusi i gripit po ndryshon vazhdimisht dhe nuk është e pazakontë që një lloj i ri i gripit të paraqitet çdo vit. Vaksinimi para çdo sezoni është mënyra e vetme dhe më e besueshme për tu mbrojtur nga gripi.
OBSH REKOMANDON VAKSINIM TË TË GJITHË PUNONJËSVE SHËNDETËSOR KUNDËR GRIPIT SEZONAL
CAKTONI VAKSINIMIN NËPËRMJET MJEKUT TUAJ TË FAMILJES!
Mjeku juaj do të kontrollojë gjendjen tuaj shëndetësore dhe do të caktojë një termin të lirë për vaksinim falas kundër gripit, në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit. Nëse nuk bëni pjesë në këtë kategori, vaksinën kundër gripit sezonal mund ta merrni në Qendrën më të afërt të Shëndetit Publik (650 denarë) pa caktuar termin paraprak