Gjatë javës së 41 të vitit 2019 (nga 07.10.2019 – 13.10.2019), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 13 raste të gripit (I=0,6/100.000), që është brenda kufijve të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me javën e kaluar, këtë javë është regjistruar një rritje e numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=16), vihet re një rënie e numrit për 18,8%, si edhe me lakoren tipike (n=31) ku kjo rënie është 57,6%.

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 17(I=0,8/100.000), që është më i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar kur janë regjistruar 19 të sëmurë (I=0,9/100.000).

Gjatë kësaj jave të sëmurët janë raportuar nga 6 njësi raportimi. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Tetovë (n=7).

Incidencë më e lartë është regjistruar në QSHP Shtip, 5,7/100.000, ndërsa më e ulët në QSHP Shkup, 0,3/100.000.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, – 7 raste  (41,2%), ndërsa incidencë më e lartë (2,6/100.000) është regjistruar tek fëmijët 0-4 dhe 5-14 vjet.

Gjatë javës së 41 pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 4 materiale për analiza laboratorike, dhe që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së): gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

 

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit ose Njësive rajonale të tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

 

Rajoni Evropian

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e 40  për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian për sezonin 2019/2020, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të ulët sezonal në mbarë Rajonin Evropian. Viruset e influencës detektohen në mënyrë sporadike tek pacientët me sëmundje respiratore, ndërkohë që janë izoluar llojet Influenza A dhe Influenza B.

Gjatë mbikëqyrjes sentinel 4% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit: 8 Inluenza B (7 Inluenza B Victoria) dhe një Influenza A.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik