TË DHËNA JAVORE

Gjatë javës së gjashtë të vitit 2020 (nga 03.02–09.02.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 3.614 (I=174,6/100.000) raste të gripit.  Krahasuar me javën e kaluar këtë javë është regjistruar një rritje e numrit të të sëmurëve për  27,9%.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=2.246) dhe lakoren tipike sezonale ka një rritje për 60,9%, për 9 sezonet e fundit (n=3.190 vihet re një rritje e numrit për 13,3%. (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar këtë javë është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=36,4/100.000). (Grafiku 1)

Gjatë javës së parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 108 materiale për analiza laboratorike, nga të cilat 69 – 63,9% kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës –  35 Influenza A (17 A/H1pdm, 16 A/H3 dhe 2 Influenza А i pasubtipizuar), ndërsa 34 janë influenza B (23 Victoria dhe 11 të pasubtipizuara).

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020.

grip 6 .1

 

 

 

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=1.557; 43,1%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (593,2/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet. (Grafiku 2)

Grafiku 2. Shpërndarja javore e rasteve të gripit sipas grupmoshave– incidenca në 100.000 banorë, sezoni 2019/2020

grip 6.2

 

Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 27 njësi raportimi, ndërsa në 9 njësi numri i raportuar i të sëmurëve është ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=739) është regjistruar në QSHP Shkup dhe incidencë më e lartë kumulative (I=1.010,8/100.000) në NJR Kavadar me 435 raste të regjistruara.

Në 6 njësi të raportimit të cilat kanë raportuar për raste gjatë kësaj jave ës5 – Dibër, Shtip, Kavadar dhe Sveti Nikole aktivitet shumë i lartë i gripit. (Kartogrami 1)

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e gjashtë, 2020

grip 6.3

 

 

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 10.757 (I=519,9/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=6.468),ka një rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 66,3%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=13.051) është regjistruar një rënie prej 17,6%.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga 30 njësi raportimi. Të sëmurë nuk janë raportuar vetëm nga NJR Demir Hisar.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=1.953) është regjistruar në QSHP Shkup, QSHP Strumicë (1.793) dhe NJR Kavadar (948) (Grafiku 3).

Incidencë më e lartë kumulative (2.316,7/100.000) është regjistruar në Dibër ku janë regjistruar 643 raste. Incidence më e lartë se 500,0/100.000 banorë është regjistruar në QSHP Shtip, NJR Kavadar, NJR Sveti Nikole, QSHP Strumicë, NJR Gostivar, NJR Radovish, NJR Kratovë, NJR Strugë (Grafiku 3).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2019/2020

 grip 6.4

 

 

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve -5.673 (52,7%) bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (1.269,4/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet. (Grafiku 4)

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni 2019/2020

grip 6.5

 

Shpërndarja e rasteve të gripit sipas muajve është paraqitur në Grafikun 5.

Numri më i madh (6.315) dhe përqindja m e madhe 58,7%) janë regjistruar në muajin janar.

Grafiku 5. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas muajit të raportimit, sezoni 2019/2020

grip 6.6

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV kanë arritur 391 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, nga të cilat 178 (38,5) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës. (Grafiku 6)

Nga rastet pozitive 104 (58,4%) janë Influenza A, ndërsa 74 (41,6%) janë Influenza В.

Sipas subtipit të influencës A, 59 (56,7%) janë A/H1pdm, 34 (32,7%) A/H3, ndërsa 11  të pasubtipizuara.

Sa i përket Influencës B, 55 (74,3%) janë B/Victoria, ndërsa 19 të pasubtipizuar.

Grafiku 6. Shpërndarja javore dhe kumulative e numrit dhe përqindjes së rasteve pozitive të gripit, 2019/2020

grip 6.7

 

grip 6.8

 

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të gripit është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal, ndërsa përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja epidemiologjike është 63,9%. Përqindja e lartë e rezultateve pozitive  flet për një aktivitet të lartë të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në mostrat pozitive janë detektuar viruse të tipit të Influenza A dhe Influenza В. Gjatë javëve në vazhdim pritet rritje dhe kulminim i aktivitetit të virusit të gripit.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së: gratë shtatzëna, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësor.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit më datë 15.11.2018, e deri më mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 28.630 persona nga grupet vulnerable të popullatës me vaksina falas.

Sa i përket vaksinave komerciale deri më 19.01.2020, janë vaksinuar 14.627 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve bëjnë pjesë në grupmoshën mbi 65 vjet (7.262, 49,6%), nga 30-64 vjet  6.487 persona ose 44,3%, ndërsa tek grupmosha 5-29 janë vaksinuar 461 (3,2%) persona.  Janë vaksinuar edhe10 fëmijë nën 5 vjet, 404 (2,8%) punonjës shëndetësor. Ka 3 gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 7.891  (53,9%) persona janë me sëmundje kronike.

Numri më i madh i vaksinave të tjera komerciale janë shpërndarë dhe do jepen falas për kategoritë e lartpërmendura të popullatës.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e pestë të vitit 2020, aktiviteti i virusit të gripit vazhdon të rritet. Në vendet të cilat kanë dërguar raporte, 4 kanë raportuar për intensitet shumë të lartë, 5 për intensitet të lartë Pjesa më e madhe e vendeve për një përhapje të gjerë të aktivitetit të virusit të gripit.

Gjatë mbikëqyrjes sentinel që nga java e 47 e në vazhdim, mbi 10% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit.Në pjesën më të madhe të rajonit dominon Influenza A, në disa dominon Influenza B, por ka edhe bashkëqarkullim të të dy viruseve.

Gjatë javës së pestë të vitit 2020, përqindja e mostrave pozitive nga mbikëqyrja sentinel është 54,1%.

Që nga fillimi i sezonit, 32,9% e mostrave të analizuara kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës. Nga ato Influenza A janë 68,9%, ndërsa Inluenza B – 31,1%. Në mesin e viruseve të Influenza A qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2), ndërsa tek Influenza B dominon linja Victoria.

Në pjesën më të madhe të mostrave (94%) të rasteve të rënda që janë pranuar në repartet e kujdesit intenziv (54% janë A/H3N2) dhe repartet e tjera spitalore (65% janë A/H3N2) janë zbuluar viruse të tipit A. Në mesin e rasteve të SARI, në të shumtën e rasteve janë zbuluar viruse të gripit të tipit B (52%).

Parashikimet e deklaruara për rastet e vdekjes nga të gjitha shkaqet nga 23 vende të cilat raportojnë për projektin EuroMOMO tregojnë për një tendencë të rritjes të vdekshmërisë në javët e fundit.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik