Hulumtimi Evropian online për drogat grumbulloi të dhëna nga muaji mars deri në muajin prill të vitit 2021 nga persona përdorues të drogave, në moshë mbi 18 vjet, të cilët jetojnë në 21 vende anëtare të BE-së dhe 9 vende që nuk janë anëtare të BE-së. Rezultatet e prezantuara janë fituar nga 2.174 pjesëmarrës në hulumtim të cilët jetojnë në Shqipëri, Kosovë (1), Mal të Zi, Maqedoni të Veriut ose Serbi, e të cilët kanë deklaruar se në 12 muajt para hulumtimit (12 muajt e fundit) kanë provuar të paktën një nga drogat ilegale. Në këtë periudhë shumë vende evropiane u përballën me mbyllje dhe kufizime si pasojë e Kovid-19.

Në linkun më poshtë mund të lexoni për rezultatet kryesore të Hulumtimit Evropian online për drogat, me të dhëna për Ballkanin Perëndimor:

 

Hulumtimi Evropian online për drogat 2021: Rezultatet kryesore për Ballkanin Perëndimor | www.emcdda.europa.eu