Pasqyrë e shkurtër e gjendjes epidemiologjike me fruthin në Republikën e Maqedonisë

Gjatë kësaj jave  janë raportuar 82 raste të dyshimta, nga të cilat 74 raste të (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike).

Në Shkup janë raportuar 44 raste, ndërsa 30 rastet e tjera janë nga 9 qytete të tjera në Maqedoni.

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup, deri më 01.03.2019, gjithsej janë regjistruar 412 raste të fruthit, 362 kanë lidhje me epideminë në Shkup.

Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 16 qytete në Republikën e Maqedonisë, nga të cilat 321 në Shkup, 33 në Tetovë, 17 në Kumanovë, 9 në Gjevgjeli, 6 në Dibër, 5 në Gostivar, 4 në Kërçovë, ndërsa në 9 qytetet e tjera janë regjistruar raste sporadike (Grafiku 1).

Këtë javë epidemi të fruthit shpalli edhe QSHP Kumanovë, kështu që epidemi aktive të fruthit tani kemi në tre rajone shëndetësore të ndryshme (Shkup, Tetovë dhe Kumanovë).

Grafiku 1: Shpërndarja gjeografike e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë, dhjetor 2018 – shkurt 2019.

 

morbili 1.3. alb

Numri më i madh i të sëmurëve 113 (27,4%) janë fëmijë në moshë nga 1 deri më 4 vjet. 84 0se 20,4% janë fëmijë nën moshën 1 vjeçare. Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek grupmoshat më të mëdha, personat nga 20-29 vjet – 41 (10%), ndërsa tek personat mbi 30 vjet 140 (34%). (Grafiku 2).

Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga fruthi në Republikën e Maqedonisë, sipas moshës, dhjetor 2018 – shkurt 2019.

 

morbili 1.3. alb sl 2

Gjithsej nga 113 të sëmurë nga 1-4 vjet, 104 ose 92% janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 181 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 131 ose 72,3% janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.

Deri më tani në gjendje më të rëndë janë hospitalizuar 175 pacientë ose 42,5% e numrit të përgjithshëm të rasteve. Komplikime janë raportuar tek 17,5% e rasteve (n=72), ku si komplikime më të shpeshta janë pneumonia (33) dhe diarreja (33).

Janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes si pasojë e fruthit tek fëmijët në moshë nga 5,5 deri më 13 muaj, të gjithë të pa vaksinuar me vaksinën MRP. Tek dy fëmijë ka pasur komorbiditet, dhe që të gjithë fëmijët kanë vdekur si pasojë e bronkopneumonisë si komplikim i sëmundjes së fruthit.

Gjatë javës së 8 janë vaksinuar gjithsej 1.789 fëmijë në moshë deri më 14 vjet nga të cilët 1.123 në Shkup dhe 666 në qytetet e tjera.

Që nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar gjithsej  13.838 fëmijë.

Në Shkup, Që nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar gjithsej  9.216 fëmijë nga gjithsej 16.361 fëmijë të pa vaksinuar të moshave shkollore dhe parashkollore.

Jashtë Shkupit, janë vaksinuar gjithsej 4.622 fëmijë nga gjithsej 25.955 fëmijë të pa vaksinuar deri në moshën 14 vjet.