Në periudhën nga 05-10.10.2019, është raportuar 1 rast i ri i dyshuar për fruth. Rasti është i importuar, gjatë periudhës së inkubacionit ka qenë me qëndrim jashtë shtetit dhe personi në fjalë bën pjesë në grupmoshën nga 20-29 vjet. Analizat laboratorike janë në vazhdim.

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 06.09.2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.900  raste të fruthit, me një incidencë 91,8/100 000 banorë.

Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 24 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 997 në Shkup, ndërsa incidencë  më e lartë është regjistruar në Strugë 165,1/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 1 muaj deri më 63 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve  janë në moshë mbi 30 vjet-852 (44,9%), ndërsa incidencë më e lartë 1.399,1/100.000 banorë tek fëmijët nën 1 vjet. (Grafiku 1)

Sipas statusit të vaksinimit, 1.529 ose 80,5%e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimit ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal.

Gjatë javës së 40 në bendin tonë janë vaksinuar 1580 persona (fëmijë të moshave shkollore dhe parashkollore). Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 41.013 persona.

 

Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 6.288 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup