Në periudhën nga 13.07-19.07.2019, janë raportuar gjithsej 9 raste të fruthit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 5 janë nga Shkupi, ndërsa nga 2 raste nga Kumanova dhe Gostivari.
Gjatë kësaj jave nga 3 persona janë në moshë nën 1 vjet dhe nga 30-39 vjet, 2 raste në moshë nga 20-29 vjet dhe 1 në moshë nga 1-4 vjet.
Sipas statusit vaksinal të gjitha rastet e regjistruara janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozate vaksinës ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal. Që nga fillimi i epidemisë në Shkup nëdhjetor të vitit 2018, deri më 19.07.2019, në Republikën e Maqedonis së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.863 raste të fruthit, me një incidencë 90,0/100 000 banorë.
Epidemi të fruthit ka në territorin e gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 24 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 973 në Shkup, 233 në Kumanovë, 193 në Tetovë, 112 në Strugë , 68 në Gostivar, 59 në Kërçovë, 53 në Veles, 40 në Shtip, 35 në Ohër, 22 në Dibër, 19 në Gjevgjeli, 11 në Prilep,ndërsa në qytetet e tjera janë regjistruar më pak se 10 raste. Incidencë më e lartë është regjistruar në Strugë 165,12/100.000, Kumanovë 163,3/100.000 dhe Shkup 157,5/100.000. (Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Shpërndarja gjeografike e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhjetor 2018 – korrik 2019
Numri më i madh i të sëmurëve 673 janë në moshë mbi 30 vje-835 (44,8%), me një incidencë prej 65,6/100 000 banorë. Tek fëmijët deri në 1 vjet janë regjistruar 321 raste me një incidencë prej 1.373,4/100000 banorë. Tek fëmijët nga 1-4 vjet janë regjistruar 276 raste dhe incidencë prej 297,4/100 000 banorë. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas moshës, dhjetor 2018 – korrik 2019 (n=1.863)
Sipas statusit të vaksinimit, 1495 ose 80,2%e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimit ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal. Nga personat e pavaksinuar 321 (21,5%) janë në moshë nën 12 muaj kur nuk i nënshtrohen vaksinimit në pajtim mekalendarin e vaksinimit. Gjithsej nga 276 të sëmurë nga 1-4 vjet, 87%janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 835 të sëmurë në moshë mbi 30 vjet, 80%janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.
Nga të gjitha rastet e fruthit, 837 ose 45% janë shtruar në spital, ndërsa tek 294 (15,8%) ka pasur komplikacione. Nga këto, më të prekur kanë qenë fëmijët nga 0-4 vjet – n=132; 44,9%, dhe atë 75 (25,5%) tek fëmijët deri në 1 vjet dhe 57 (19,4%) tekfëmijët nga 1-4 vjet.
Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar gjithsej 16.188 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit. Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 33.222 persona. Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 5972 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup