Hyrje

 

QSHP Shkup në dhjetor regjistroi epidemi në territorin e Radishanit, Komuna Butel me 7 raste të fruthit. Për shkak të rritjes së numrit të personave të sëmurë nga pjesë të ndryshme të qytetit të Shkupit gjatë javës  së 52 të vitit 2018, në 02.01.2019, QSHP shpalli epidemi në territorin e Qytetit të Shkupit.

Në tekstin në vazhdim është prezantuar epidemia e fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit, përfshirë edhe 7 rastet në Radishan të vitit 2018.

Deri më 18.01.2019 janë raportuar 75 raste të dyshuara me fruth. Pas hulumtimeve epidemiologjike dhe analizave laboratorike të kryera, 65 janë klasifikuar si raste të fruthit.

Epidemia filloi me rastet me fruth tek fëmijë të cilët ndjekin institucion të njëjtë parashkollor “Tashko Karaxha” në lagjen Radishan, Komuna Butel. Epidemia u përhap në territorin e të gjitha komunave të qytetit të Shkupit, e deri më tani numri më i madh i rasteve është regjistruar në komunën  Aerodrom (32,3%). (Grafiku 1).

Grafiku 1.        Shpërndarja e rasteve me fruth sipas komunave, Shkup 2018-2019 (n=65)

graf 1

Mosha e të sëmurëve sillet nga 8 muaj deri në 42 vjet (mediana 3 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve (n=42, 64,6%) janë fëmijë në moshë nga 1 deri më 4 vjet, 5 fëmijë janë në moshë deri në 1 vjet. Në grupmoshën mbi 20 vjet ka 18 të sëmurë ose 27,7% (Grafiku 2). Sa i përket gjinisë, 34 raste, ose 52,3% i përkasin gjinisë femërore.

Sipas statusit vaksinal, 55 ose 84,6% e të sëmurëve janë të pa vaksinuar (49) ose për të cilët nuk ka të dhëna (6). Nga fëmijët e pa vaksinuar (47), 5 janë në moshë në 12 muaj kur edhe nuk mund t’i nënshtrohen vaksinimit sipas Kalendarit të imunizimit (Grafiku 2).

Grafiku 2. Statusi vaksinal dhe grupmosha e të sëmurëve nga fruthi në epideminë në Shkup, 2018-2019 (n=65) 

graf 2

 

 

Rasti i parë është regjistruar në javën e 49 të vitit 2018, ndërsa rritje e numrit të të sëmurëve vihet re në javën e 52 të vitit 2018. Gjatë javës së parë të vitit 2019 simptoma të fruthit janë paraqiur tek 12 raste, ndërsa numër më i madh i të sëmurëve janë evidentuar gjatë javës së dytë – 27 raste. Gjatë javëssë tretë të vitit 2019 janë regjistruar 8 të sëmurë.

42 raste ose 64,6% e të sëmurëve janë hospitalizuar në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile në Shkup, nga të cilët 73,8% janë në moshë nga 1-4 vjet. Tek 15 (23,1%) të sëmurë janë regjistruar komplikime, dhe nga ato numri më i madh – 12 ose 80% janë fëmijë deri në 4 vjet (Grafiku 3).

Nga numri i përgjithshëm i rasteve (65) , 47 ose 72,3% janë vërtetuar në laborator.  Në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekulat u vërtetua se 11 ose 16,9% e rasteve kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 7 raste janë vetëm me pasqyrë klinike të fruthit.

 

Grafiku 3. Numri i personave të hospitalizuar me fruth sipas moshës, epidemia Shkup 2018-2019 (n=65)

graf 3

 

 


Aktivitetet e zbatuara për vaksinim me vaksinën MRP në territorin e Qytetit të Shkupit dhe në Republikën e Maqedonisë

Shkup numri i personave të pavaksinuar në moshë deri më 14 vjet dhe aktivitetet e zbatuara për vaksinim me vaksinën MRP

Pas shpalljes së epidemisë në territorin e qytetit të Shkupit, ekipet e QSHP Shkup dhe Shtëpisë së shëndetit kontrolluan të gjitha punktet e vaksinimit. Sipas të dhënave të fundit të cilat i ka dorëzuar Shtëpia e shëndetit Shkup, u vërtetua se nga 41.189 fëmijë në moshë nga 1-5 vjet të pa vaskinuar janë 12.437 ose 30% e fëmijëve që duhet t’i nënshtrohen vaksinimit.

Nga gjithsej 63.815  fëmijë deri në moshë 14 vjet në qytetin e Shkupit, të pa vaksinuar janë 3.924 fëmijë ose 6.1%. numri më i madh i fëmijëve të pavaksinuar janë në klasë të parë, gjagjësisht 1.532 ose 20%.

Nga fillimi i epidemisë në Radishan e deri më 13.01.2019 gjtihsej janë vaksinuar 2721 fëmijë.

 

Republika e Maqedonisë (Pa Shkupin) – Numri i personave të pa vaksinuar në moshë deri në 14 vjet dhe aktivitetet e zbatuara për vaksinim me vaksinën MRP

Nga të dhënat e pranuara deri më tani nga Qendrat e shëndetit publik (pa të dhënat nga QSHP Teovë dhe NJR Radovish) nga gjithsej 62.752 fëmijë të moshave parashkollore, të pa vaksinuar janë 7.145 ose 11,4% e fëmijëve që i nënshtrohen vaksinimit. Gjatë javës së dytë të vitit 2019 janë vaksinuar gjithsej 205 fëmijë, me çka numri i përgjithshëm i fëmijëve të moshave parashkollore të vaksinuar në vitin 2019 është 378.

Nga 84.071 fëmijë të moshave shkollore që duhet të pranojnë dy doza të vaksinës MRP, vetëm 469 (0,5%) nuk janë vaksinuar me asnjë dozë të vaksinës MRP, ndërsa 2.397 (2,8%) janë vaksinuar vetëm me 1 doë të vaksinës MRP. Gjatë javës së dytë të vitit 2019 janë vaksinuar 136 fëmijë me dozën e dytë të vaksinës MRP, me çka numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar të moshës shkollore në vitin 2019 arrin 188.

Gjatë vitit 2019, me dozë të parë është vaksinuar vetëm një fëmijë.

 


Masat dhe aktivitetet e rekomanduara

 

Të vazhdojë zbatimi i masave dhe aktiviteteve paraprake të rekomanduara në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit:

 

  • Në institucionet parashkollore në territorin e qytetit të Shkupit të mos pranohen fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së fruthit, ndërsa ISHSSH të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj mase.
  • Të bëhet vaksinim me vaksinën MRP në territorin e qytetit të Shkupit i të gjithë fëmijëve të pa vaksinuar në moshë nga 6 -14 muaj në pajtim me Rregulloren dhe Kalendarin e imunizimit.
  • Të kontrollohet statusi vaksinal i të gjithë personave nga 15-45 vjet që kanë pasur kontakt me personat e sëmurë, dhe nëse nuk janë të vaksinuar ose nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës MRP ose nuk e kanë kaluar sëmundjen, të ftohen në QSHP Shkup dhe menjëherë të vaksinohen.

 

 

Të vazhdohet me zbatimin e masave dhe aktiviteteve në territorin e të gjithë vendit:

 

  • Të vazhdohet me mbikëqyrje epidemiologjike intensive në territorin e qytetit të Shkupit, dhe të të gjithë vendit;
  • Ekipet e vaksinimit të të gjitha punkteve të vaksinimit në vend, në bashkëpunim me infermieret e patronazhit të kontrollojnë kartelat e vaksinimit për të gjetur fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MRP deri në moshën 14 vjeç, dhe të njëjtët t’i ftojnë menjëherë për vaksinim në pajtim me Rregulloren dhe Kalendarin e imunizimit;
  • Shërbimet epidemiologjike pranë QSHP/NJR në bashkëpunim me ISHSSH të vazhdojnë me kontrollin intenziv të punkteve të vaksinimit për gjetjen e personave të pavaksinuar, ose personave të cilët nuk i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës MRP e që janë në moshë nga 12 muaj deri në 14 vjet;
  • Të mbahet evidencë e rregullt për numrin e personave të vaksinuar dhe të dorëzohet raport javor pranë NJR/QSHP.

 

 

Për çdo informacion të ri dhe për gjendjen aktuale ISHP do ofrojë informacion në nivel javor pranë të gjithë institucioneve përkatëse.

 

 

 

 

 

Shkup, 18.01.2019

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

ISHPRM