Në institutin e shëndetit publik në Departamentin e mikrobiologjisë dhe virusologjisë, mund të bëhen këto teste për diagnostikimin e COVID-19:
Test RT-PCR molekular, për zbulimin e SARS-CoV-2 RNA. Теsti zbulon njëkohësisht tre gjene të virusit. Kjo analizë kushton 1850,0 denarë. I shoqëruar me certifikatë për udhëtim 2000,0 denarë.
Test i shpejtë për zbulimin e antigjeneve për SARS-CoV-2 nga strisho e marrë nga nazofaringu, me Panbio COVID-19 Ag Rapid Test -Abbott Diagnostics. Testi është i validuar ndërkombëtarisht dhe i miratuar nga OBSH, BE dhe FDA. Çmimi i testit është 550,0 denarë.
Test kuantitativ për vërtetimin e antitrupave IgM dhe IgG për SARS-CoV-2.
Теsti SARS-CoV-2 IgGII Qvant (CMIA) Abbott për përcaktimin e antitrupave ndaj proteinës spike të virusit përdoret për:
· Vlerësim të statusit imunologjik të personave të cilët kanë pranuar vaksinë të cilit do prodhues, efekti mbrojtës i së cilës bazohet në prodhimin e antitrupave për SARS-CoV-2
· Vlerësim të statusit imunologjik të personave të cilët e kanë kaluar infeksionin e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2
Testi karakterizohet me ndjeshmëri dhe specifitet analitik në pajtim me standardin internacional (IS) të OBSH-së. Rezultati është kuantitativ dhe shprehet me njësi/ml. Çmimi i këtij testi është 1000,0 denarë.