OBSH-ja bashkëpunon me vendet në mbarë botën për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e vaksinave dhe imunizimit, si dhe për të theksuar nevojën për veprim kolektiv duke ofruar udhëzimet e nevojshme dhe mbështetjen teknike për zbatimin e programeve të imunizimit me cilësi të lartë.

Jeta e gjatë për të gjithë nuk është një premtim, por është një ambicie, sepse të gjithë meritojnë një shans për një jetë të plotësuar. Vaksinat në një mënyrë joselektive kanë shpëtuar jetë që nga viti 1796. Imunizimi i parë kundër fruthit ishte një luftë kundër sëmundjes dhe për herë të parë të gjithëve iu dha një shans për të jetuar. Domethënë, falë vaksinave, miliarda njerëz jetuan, jetojnë dhe do të jetojnë më gjatë.

Java Botërore e Imunizimit, e njohur edhe si Java Evropiane e Imunizimit (EIW), promovon mesazhin themelor se imunizimi i çdo fëmije është jetik për parandalimin dhe mbrojtjen nga sëmundjet, me një fokus të veçantë tek fëmijët që bëjnë pjesë në grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara, iniciuar nga OBSH-ja në tetor të vitit 2005. Vaksinat japin një mundësi dhe shpresë për të gjithë ne për të shijuar një jetë më të plotë për të cilën duhet të luftojmë bashkë, ndërsa slogani Jetë të gjatë për të gjithë” mbart këtë mesazh në të gjithë rajonin. Java Botërore е Imunizimit ka për qëllim të mbrojë sa më shumë njerëz dhe komunitetet e tyre nga sëmundjet të cilat mund të parandalohen me ndihmën e vaksinave.

Nismë nga i gjithë rajoni

Si një event vjetor, EIW ka për qëllim të rrisë mbulimin me vaksinim dhe të ndërtojë qëndrime pozitive për nevojën e imunizimit duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e imunizimit fillimisht tek prindërit dhe kujdestarët, punonjësit shëndetësorë, politikëbërësit dhe mediat. Java e Imunizimit në Rajonin Evropian është një iniciativë e koordinuar nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën në bashkëpunim me shtetet anëtare dhe partnerët dhe në fokus ka rritjen e besimit tek vaksinat dhe vaksinimi. Vaksinimi konsiderohet si një zgjidhje e sigurt për të ndaluar pandeminë e COVID-19. Megjithatë, edhe gjatë një pandemie, ruajtja e vazhdimësisë së zbatimit të programeve kombëtare të imunizimit ka një prioritet që në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në rrezik. Imunizimi është rezultat i përgjegjësisë kolektive, prandaj sigurohuni që ju dhe anëtarët e familjes suaj të vaksinoheni në kohën e duhur dhe të merrni të gjitha vaksinat.

Imunizimi është masa më e shpejtë, më efektive dhe më e justifikuar ekonomikisht që ndikon drejtpërdrejt në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet infektive. Imunizimi është një nga iniciativat dhe masat parandaluese më të suksesshme të shëndetit publik në luftën për ç’rrënjosjen e sëmundjeve infektive. Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtja e shëndetit të individit dhe komunitetit në tërësi, reduktohen shpenzimet e mjekimit, zvogëlohet invaliditeti dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me të dhe ulet vdekshmëria e popullsisë. Kjo mundëson përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve dhe familjeve të tyre, parandalon shfaqjen e dhimbjeve fizike dhe psikologjike, mundëson shmangien e shpenzimeve për mjekim dhe trajtim për individët dhe familjet e tyre dhe siguron një popullsi të aftë për punë e cila kontribuon në zhvillimin ekonomik të shoqërisë. Me zbatimin e imunizimit si masë për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive janë arritur rezultatet më të mira në historinë e mjekësisë.

Në mbarë botën janë çrrënjosur një numër i madh i sëmundjeve infektive, disa prej tyre janë çrrënjosur dhe shumë sëmundje të tjera infektive janë vënë nën kontroll, kështu që sot në rajone të caktuara të botës regjistrohen vetëm raste individuale. Imunizimi jo vetëm që mbron nga sëmundjet (përfshirë kancerin e qafës së mitrës, difterinë, hepatitin B, fruthin, shytat, kollën e mirë, pneumoninë, poliomielitin, diarrenë e shkaktuar nga rotavirusi, rubeolën dhe tetanozin), komplikimet dhe invaliditeti, por mbron edhe nga vdekja. Falë vaksinimit, në mbarë botën për çdo vit parandalohen 2-3 milionë vdekje. Megjithatë, në mbarë botën për çdo vit të pavaksinuar me vaksinat bazë që janë pjesë e programit të zgjeruar të imunizimit mbeten rreth 18.7 milionë fëmijë.

 

Në mbarë botën, çdo vit vdesin rreth 10 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç. Një e katërta e tyre janë fëmijë që vdesin nga sëmundje të parandalueshme me vaksinë dhe 1.4 milionë fëmijë janë nën moshën 5 vjeç.

Imunizimi duhet të jetë prioritet për 7 arsye kryesore:

  1. Imunizimi shpëton jetë
  2. Imunizimi është një e drejtë themelore, por nuk është e disponueshme për të gjithë
  3. Epidemitë përbëjnë një kërcënim serioz
  4. Sëmundjet infektive mund të jenë fatale
  5. Sëmundjet infektive mund të kontrollohen dhe eliminohen
  6. Imunizimi është një masë rentabile e shëndetit publik
  7. Fëmijëve në sistemet shëndetësore duhet tu sigurohet një vaksinë e sigurt dhe efikase

 

Mbrojtja e popullatës nga sëmundjet infektive, në përputhje me Ligjin tonë për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, përfshin masa të përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin e shfaqjes, zbulimin e hershëm, parandalimin e përhapjes dhe ç’rrënjosjen e sëmundjeve infektive dhe infeksioneve. Një nga masat e veçanta për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive është imunoprofilaksia dhe kimioprofilaksia, të cilat zbatohen nga institucionet shëndetësore.

Kështu, në vendin tonë çdo vit Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë miraton Programin për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në RMV, i cili është pjesë e masave të shëndetit publik që ndërmerren për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Krahas mbrojtjes individuale që e arrijmë përmes vaksinimit, me zbatimin e Programit për vaksinimin e detyrueshëm të popullatës në RMV, arrihet një shkallë e lartë e imunitetit kolektiv. Për sëmundjet që transmetohen nga një njeri tek një tjetër, nëse arrihet mbulim i mjaftueshëm i vaksinimit, transmetimi i sëmundjes do të ndërpritet – individët imun do të mund t’i mbrojnë ata jo-imunët (personat që nuk duhet të vaksinohen për arsye mjekësore).

Mbulimi me imunizim është një nga treguesit për disponueshmërinë e kujdesit shëndetësor primar dhe vlerësimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor. Është një nga elementët kyç për një sistem të fortë shëndetësor dhe përgatitjen e vendit për sfidat e ardhshme të shëndetit publik.

Një popullatë e shëndetshme është një parakusht për një popullsi të aftë për punë që krijon të ardhura të reja, dhe rrjedhimisht një cilësi të re në jetën e përgjithshme. Prandaj, arritja dhe ruajtja e imunitetit kolektiv të popullatës ndaj sëmundjeve infektive përmes vaksinimit është thelbi i angazhimeve të përbashkëta në të gjitha vendet e botës.

Nëse ndërpritet vaksinimi ose nëse mbulimi me vaksinim është i ulët, sëmundjet infektive do të na kthehen në formën e epidemieve. Sëmundjet infektive dhe shkaktarët e tyre nuk njohin kufizime, gjë që e vërteton shfaqja e virusit SARS CoV 2.

Në shekullin e 21, çdo individ ka të drejtë të jetojë pa sëmundje që mund të parandalohen me ndihmën e vaksinave, por këto sëmundje vazhdojnë të mbeten një kërcënim i konsiderueshëm për Rajonin Evropian të OBSH-së.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se vaksinat shërbejnë për të na mbrojtur të gjithëve. Kjo është arsyeja pse slogani i Javës Botërore të Imunizimit për këtë vit është Jetë të gjatë për të gjithë”.

 

 

 

Për jetë të gjatë dhe të shëndetshme Vaksinohuni kundër COVID-19

flaer

 

 

MUNDËSONI JETË TË SHËNDETSHME FËMIJËVE TUAJ VAKSINONI RREGULLISHT!

flaer