Java e gjashtë Botërore e Kombeve të Bashkuara për siguri në komunikacionin rrugor shënohet nga data 17 deri më 23 maj 2021, me qindra aktivitete të planifikuara dhe të organizuara nga ministri, agjenci të Kombeve të Bashkuara, organizata të qytetarëve dhe kompani private. Aktivitetet e realizuara gjatë kësaj jave kanë për qëllim inicimin e angazhimit politik në rrafsh lokal dhe kombëtar që të mundësohet kufizimi i shpejtësisë në 30 km në orë në mjediset urbane; të gjenerohet një mbështetje lokale për masat për kufizimin e shpejtësisë, në drejtim të fillimit të Planit global për Dekadën për veprim për siguri në komunikacionin rrugor 2021-2030.

Fushata “Rrugë për jetë” bën thirrje për kufizim të shpejtësisë në 30 km në orë në mjediset urbane, me qëllim mundësimin e qyteteve të sigurta, të shëndetshme, plot gjelbërim.

 

RRUGË PËR JETË.PDF