- Kush konsiderohet si shkaktar kryesor dhe cilët janë faktorët e tjerë të rrezikut për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës?
Shkaktari kryesor i shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me HPV. Krahas infeksionit me HPV, faktorë të tjerë të rrezikut janë: pirja e duhanit, promiskuiteti, fillimi me marrëdhënie seksuale në moshë të re, numri i madh i lindjeve.
- Cilat janë mënyrat moderne të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës?
Mënyra primare e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës është vaksina kundër HPV, përdorimi i kontracepsionit. Ekzistojnë disa lloje të vaksinës kundër HPV, dyvalente, katërvalente dhe nëntëvalente. Mënyra sekondare e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës është skriningu. Skriningu zbatohet përmes testit PAP dhje/ose testit për tipizimin HPV, në varësi nga programi i skriningut dhe politika në vendet ku ai zbatohet.
- A duhet të shqetësohem nëse kam infeksion me HPV dhe çfarë duhet të bëj?
Gjatë konstatimit të infeksionit me HPV, pacientet duhet të ndërmarrin disa hapa me ndihmën e të cilëve mund ta përmirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore:
– Përmirësimi i imunitetit të përgjithshëm
– Përdorimi i prezervativit
– Kontrolle të rregullta citologjike dhe respektimi i këshillave të gjinekologut