Këshilla të OBSH-së në lidhje me fruthin e të cilave duhet t’u përmbahemi gjatë udhëtimeve jashtë vendit
Fruthi është një nga sëmundjet më infektive, e që ka potencial të shoqërohet me një pasqyrë klinike ekstremist të rëndë. Sipas vlerësimeve me të cilat disponojmë për vitin 2017, fruthi ka shkaktuar 110.000 raste të vdekjes. Madje edhe në vendet e zhvilluara, për shkak të komplikimeve në spital përfundojnë ¼ e rasteve, dhe si pasojë mund të vijë deri te hendikepimi i përjetshëm, që nga dëmtimi i turit, verbërimi e deri tek humbja e dëgjimit.
Mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje është vaksinimi me vaksinën e cila përmban komponentë kundër fruthit,dhe e cila shpesh gjendet e kombinuar edhe me vaksina me komponentë kundër shytave dhe rubeolës.
Shenjë e parë e fruthit zakonisht është temperatura e lartë trupore, e cila paraqitet 10 deri më 12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit dhe zgjat 4-7 ditë. Në fazën fillestare mund të paraqitet edhe sekrecion nga hunda, të vijë deri tek përlotja dhe skuqja e syve dhe të shfaqen njolla të bardha e të vogla në pjesën e brendshme (mukozën) e faqeve. Pas disa ditësh paraqiten puçrra, zakonisht në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të qafës.
Numri më i madh i rasteve të vdekjes si pasojë e fruthit është rezultat i komplikimeve që ndodhin për shkak të kësaj sëmundjeje, si verbërimi, encefaliti, diarreja nga e cila vjen deri tek dehidrimi, infeksionet e veshit ose të organeve respiratore, si pneumonia.
Rreziku nga infektimi i udhëtarëve që udhëtojnë jashtë vendit
Gjatë muajve të fundit janë regjistruar kulminacione të numrit të personave të sëmurë, përfshirë këtu edhe vendet ku mbulimi me vaksina është mjaft i madh, sepse sëmundja përhapet shpejt tek personat që nuk janë të vaksinuar.
fruthi përhapet përmes teshtimës dhe kollitjes, kontaktit të afërt me personat e sëmurë ose kontaktit me sekrecione nga hunda dhe goja. Virusi mbetet aktiv dhe infektiv në ajër ose në sipërfaqe të infektuara 2 orë. Mund të përhapet nga personi i infektuar nga 4 ditë para shfaqjes së puçrrave e deri më 4 ditë pas shfaqjes së tyre.
fëmijët e vegjël që nuk janë të vaksinuar janë më të rrezikuarit nga fruthi dhe nga komplikimet si pasojë e tij.
Çdo person pa imunitet (që nuk i ka pranuar të dy dozat e vaksinës kundër MRP) mund të infektohet.
Rekomandime për parandalimin e përhapjes që fruthit gjatë udhëtimeve jashtë vendit:
· Epidemitë e fundit të fruthit i vënë në pah mangësitë në mbrojtjen nga kjo sëmundje tek të rriturit dhe fëmijët. Të gjithë udhëtarët duhet ta kontrollojnë statusin vaksinal dhe të sigurohen se i kanë pranuar dy dozat e vaksinës e cila përmban komponentë kundër fruthit.
· Udhëtarët të cilët nuk janë të sigurt nëse janë vaksinuar kundër fruthit, duhet të pranojnë së paku një dozë të vaksinës e cila përmban komponentë kundër fruthit. OBSH-ja rekomandon që udhëtarët të vaksinohen kundër fruthit së paku 15 ditë para udhëtimit.
· Vaksina kundër fruthit mund të administrohet njëkohësisht edhe me vaksinat e tjera të rekomanduara për udhëtarët, siç është ajo kundër etheve të verdha.
· OBSH-ja rekomandon që fëmijët në moshë prej 6 muajsh të pranojnë një dozë shtesë të vaksinës e cila përmban komponentë kundër fruthit, nëse udhëtojnë në vende ku janë regjistruar epidemi të fruthit. Fëmijët në moshë nga 6 deri në 9 vjet që kanë pranuar dozë shtesë të vaksinës e cila përmban komponentë kundër fruthit , gjithashtu duhet të pranojnë 2 doza të vaksinës e cila përmban komponentë kundër fruthit në moshën e rekomanduar, sipas kalendarit kombëtar të imunizimit në vend.
· Të gjithë udhëtarët duhet të këshillohen me mjekun e tyre amë dhe të jenë të vetëdijshëm për rrezikun nga ekspozimi ndaj virusit të fruthit, si dhe mënyrave të përhapjes dhe simptomat e sëmundjes.
· Vaksinat që përmbajnë komponentë kundër fruthit nuk u rekomandohen grave shtatzëna.
Burimi :
Organizata Botërore e Shëndetësisë – Udhëtimet ndërkombëtare dhe shëndeti
https://www.who.int/ith/WHO-advice-for-international-travel-in-relation-to-measles.pdf?ua=1
Linqe të tjera:
WHO position paper on measles vaccines
Immunization schedules
Measles Disease Outbreak News