Konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar e bën këtë produkt materie kancerogjene të grupit 1 – kancerogjenë të sigurt. Ky është mesazhi të cilin e dërgon Organizata Botërore e shëndetësisë më 26.10. 2015.
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq pas përpunimit termik, si skuqja dhe pjekja e tij në zgarë, krijon amine policiklike që janë kancerogjene dhe si pasojë e kësaj e vendos këtë produkt në grupin e produkteve potenciale kancerogjene.
Çfarë do të thotë konsumim i madh për popullatën në Republikën e Maqedonisë?
Kjo është një pyetje të cilës, ne si punonjës që kujdesemi për shëndetin publik, do duhet t’i japim përgjigje. Nëse në një vend ose rajon ka zakon konsumimin e përditshëm të mishit të kuq dhe përpunimeve të tij, gjë që konsiderohet si konsumim i madh, atëherë kanceri i zorrës së trashë mund të paraqesë një problem të shëndetit publik.
Për autoritetet e shëndetit publik në SHBA rrezik më të madh paraqet konsumimi i mishit të kuq, sepse popullata në Amerikë konsumon më shumë mishin e kuq, më shumë se 100 gram mish të kuq në ditë.
Të mos lejojmë që pas deklaratave të këtilla të krijohet shqetësim në mesin e prindërve të rinj e si rezultat i kësaj të mos i ushqejnë fëmijët e tyre me mish, i cili para së gjithash përmban proteina dhe minerale të domosdoshme për një rritje dhe zhvillim normal të fëmijëve. Kuptohet që ajo sasi e vogël të cilën ato e konsumojnë në kopshte, e që zakonisht është e përgatitur me përpunim termik, zierje, nuk mund të konsiderohet si konsumim i tepërt.
Mund të orientohemi drejt një „stili të shëndetshëm të të jetuarit”, që nënkupton një mënyrë të balancuar të të ushqyerit dhe aktivitete të rregullta fizike. Më në fund të orientohemi kah rekomandimet nacionale për të ushqyerit që bazohen në drithërat integrale, frutat dhe perimet, peshkun, mishin e bardhë të pulës dhe konsumimin e kufizuar të mishit të kuq. Në këtë mënyrë do ndikojmë edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.