LAJMËRIM
HEPENING PËR SHËNIMIN E MUAJIT TË SPORTIT NËN MOTON “LËVIZ PËR SHËNDET”
Për të promovuar aktivitetin fizik si një nga faktorët për përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe për parandalimin e sëmundjeve, Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me Federatën e sportit rekreativ dhe Shtëpinë e shëndetit Shkup organizon një manifestim publik “Lëviz për shëndet”.
Manifestimi do të mbahet më datë 09.05.2015 (E SHTUNË) në Parkun e qytetit në Shkup – te Guaska:
9,00 – 13,00 – KONTROLLE PREVENTIVE SHËNDETËSORE DHE KËSHILLIM FALAS
11,00 – 13,00 – AKTIVITET FIZIK EDUKATIV I ORGANIZUAR ME APLIKIMIN E REKUIZITAVE PËRKTËSE DHE KËSHILLA PËR REALIZIM ADEKUAT TË AKTIVITETEVE FIZIKE
Ky manifestim realizohet me mbështetjen e Ministrisë së shëndetësisë, Fakultetit për edukatë fizike, sport dhe shëndet dhe Qytetit të Shkupit.
Në kuadër të manifestimit do mundësohen këshilla shëndetësore dhe këshilla për aktivitete fizike përkatëse nga profesionistë, do bëhen matje të tensionit të gjakut, peshës trupore dhe lartësisë, perimetrit të mesit dhe matje të sheqerit në gjak (personat që duan të bëjnë matje të nivelit të sheqerit në gjak duhet të mos hanë ushqim që të fitohen vlera reale).
Gjatë hepeningut do ndahen edhe materiale propaganduese shëndetësore dhe pije freskuese.
Qytetarët do kenë mundësi të marrin pjesë në aksion përmes mesazheve të tyre për shëndet, duke ushtruar aerobi dhe pilates në mënyrë aktive, si dhe aktivitete të tjera sportive dhe rekreative.
Hepeningu realizohet në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme për promovimin e stilit të shëndetshëm të të jetuarit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike. Kohëve të fundit gjithnjë e më shqetësuese po bëhet rritja e numrit të personave të vuajnë nga sëmundjet kronike, që janë të lidhura drejtpërdrejt me konsumimin e ushqimit jo të shëndetshëm dhe mungesën e aktiviteteve fizike, sëmundje si ato kardiovaskulare, goditja në tru, diabeti, disa lloje të kancerit, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, etj. Këto sëmundje mund të parandalohen shumë lehtë, por për këtë është e nevojshme që të ndryshohen shprehitë e njerëzve.
Aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e jetës të të gjitha grupmoshave, prandaj i ftojmë qytetarët të na bashkëngjiten dhe bashkë të kontribuojmë për ndryshimin e shprehive!