¦Р4 poster al-1

Virusi Korona për herë të parë u zbulua në qytetin Vuhan, në provincën Hubei në Kinë në dhjetor të vitit 2019 nga ku pastaj shumë shpejt u përhap në mbarë botën. Në 11 mars të vitit 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19  si pandemi.

Si një organizatë globale e cila e përfaqëson komunitetin kardiovaskular, WHF ( World Heart Federation) i është dedikuar sigurimit të dëshmive më të reja në lidhje me epideminë dhe për ngritjen e vetëdijes tek njerëzit për të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtje, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes.

poster 2 al-1

Simptomat e infeksionit mund të paraqiten 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit dhe përfshijnë:

  • Dhimbje në fyt
  • Kollë
  • Ethe

Nëse ju paraqiten simptoma paralajmëruese kërkoni menjëherë ndihmë nga mjeku. Në këto simptoma bëjnë pjesë:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje e vazhdueshme ose presion në gjoks
  • plogështi
  • Buzë dhe fytyrë e zbehtë

Hulumtimi në Kinë ka treguar se disa individë janë më të prirur për të pasur një pasqyrë më të rëndë të sëmundjes. Në këtë grup bëjnë pjesë:

  • Të moshuarit
  • Personat me sëmundje të rënda kronike, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Rekomandime të përgjithshme

  • Mbani distancë prej së paku 1 m nga personat me të cilët kontaktoni.
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për së paku 20 sekonda, sidomos pas kollitjes, teshtimës ose pastrimit të hundës.
  • Nëse nuk keni ujë dhe sapun, përdorni preparate për dezinfektim të duarve që përmbajnë së paku 60% alkool.
  • Mos e prekni gojën, hundën dhe sytë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni shtëpinë.
  • Evitoni rrëmujat, sidomos në mjedise të pa ajrosura.
  • Evitoni të gjitha udhëtimet e panevojshme.
  • Informohuni vazhdimisht për të rejat e fundit në lidhje me COVID-19.

Rekomandime për grupet më të ndjeshme

Me koronavirus mund të infektohen njerëz nga të gjitha moshat. Megjithatë, virusi është posaçërisht i rrezikshëm për personat në moshë mbi 60 vjet dhe të cilët kanë gjendje të tjera mjekësore, si:

  • Sëmundje kardiovaskulare
  • Hipertension
  • Diabet
  • Sëmundje respiratore kronike
  • Kancer

Për ta evituar infeksionin, ne ju rekomandojmë:

  • Të vazhdoni ta merrni terapinë e caktuar dhe t’i respektoni rekomandimet e mjekut.
  • Të siguroni rezerva të terapisë tuaj për një muaj, e nëse keni mundësi edhe për më gjatë.
  • Të mbani distancë prej së paku 1 metër nga personat me të cilët keni kontakt.
  • T’i lani duart me ujë dhe sapun për së paku 20 sekonda.
  • Nëse keni mundësi, atëherë qëndroni në shtëpi.
  • T’i ndiqni rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe autoriteteve lokale.

Qëndroni të vetëdijshëm për gjendjen Tuaj shëndetësore. Nëse vini re simptoma (vështirësi në frymëmyrrje, ethe dhe kollë), kërkoni menjëherë mjekun Tuaj ose shkoni në spital. Tregoni që po kërkoni në lidhje me koronavirusin dhe se bëni pjesë në grup vullnerabël të popullatës.

Gjithashtu, kujdesuni për shëndetin mendor dhe mirëqenien Tuaj. Nëse duhet të qëndroni në shtëpi për një kohë më të gjatë, mundohuni ta ruani rutinën tuaj ditore dhe t’i jepni përparësi kujdesit për veten tuaj.

Duke marrë parasysh rrezikun gjithnjë e më të madh për popullatën më të varfër, WHF zhvilloi një sërë udhëzimesh për parandalimin dhe kontrollimin e COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta.

Kujdesuni për zemrën Tuaj gjatë kohës që qëndroni në shtëpi

Gjatë karantinës mundohuni që t’i ruani shprehitë e të jetuarit shëndetshëm. Për ta evituar stresin dhe lodhjen:

  • Vazhdoni të praktikoni aktivitete fizike, hidratohuni dhe bëni gjumë cilësor.
  • Ruani kontaktet shoqërore dhe komunikoni rregullisht me familjen dhe miqtë Tuaj.
  • Kufizoni qasjen në informacion në lidhje me koronavirusin. Mundohuni që informacionet t’i merrni nga burime të sigurta dhe të vërtetuara.
  • Evitoni përdorimin e alkoolit dhe drogave si mekanizma për menaxhimin e situatës së porsakrijuar.

OBSH-ja rekomandon praktikimin e aktiviteteve fizike me intensitet mesatar (150 minuta) dhe aktivitetit fizik me intensitet të lartë (75 minuta) gjatë një jave ose kombinim të këtyre dy mënyrave.

Gjatë qëndrimit në shtëpi bëni aktivitete fizike me ndihmën e home-based exercises , nga OBSH/Evropë.

Rekomandime për punonjësit shëndetësor

Studimi i publikuar në Lanset në 14 mars i shqyrton efektet psikologjike të karantinës gjatë kohës së epidemisë. Raporti përmban informacione nga një hulumtin të publikuar në vitin 2004 gjatë kohës së epidemisë me SARS, që tregojnë se punonjësit shëndetësor gjatë karantinës janë ndjerë të lodhur, irituar, shqetësuar dhe në depresion.

Për ta ruajtur shëndetin mendor të punonjësve shëndetësor, Komisioni shëndetësor ndërkombëtar i Kinës publikoi një udhëzues për kujdes psikologjik gjatë pandemisë. OBSH-ja gjithashtu ndau edhe disa këshilla për kujdesin për shëndetin mendor të punonjësve shëndetësor, si vijon:

  • Gjatë punës ose turneve bëni një pushim të shkurtër, hani sasi të mjaftushme dhe të shëndetshme të ushqimit dhe bëni aktivitete fizike.
  • Evitoni konsumimin e alkoolit dhe duhanit si mekanizma për përballjen me situatën.
  • Për shkak të frikës shoqëria ose të afërmit mund t’u largohen punonjësve shëndetësor. Nëse keni mundësi ruani kontaktet me të dashurit tuaj. Për mbështetje drejtohuni tek kolegët ose ekipi i menaxhimit.
  • Udhëheqësi duhet të mundësojë komunikim të mirë dhe informacion të saktë për të gjithë stafin.

Burimi: Federata Botërore e Kardiologjisë    info@worldheart.org

Përgatiti: Njësia për promovimin e shëndetit dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve