Nga data 14-16 tetor të vitit 2014 në Stamboll, Turqi, u mbajt forumi i tretë i Grupit punues ndërkombëtar për shëndetin seksual dhe reproduktiv në gjendje krizash për Evropën lindore dhe Azinë qendrore i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullsinë (УНФПА) e që kishte për qëllim zbatimin e shërbimeve për shëndet seksual dhe reproduktiv në gjendje krizash.

Në këtë forum morën pjesë 18 vende anëtare nga rajoni dhe 76 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme të këtyre vendeve. Maqedonia u përfaqësua me një delegacion të një niveli të lartë, dhe atë nga z. Jovica Andovski, Zëvendës ministër i shëndetësisë, ndërsa me Forumin udhëhiqte Prof. dr. Mihaill Koçubovski, Kryetar i Komitetit drejtues të grupit punues ndërinstitucional rajonal të UNFPA-së për shëndetin seksual dhe reproduktiv në gjendje krizash.

Vitin e kaluar për shkak të interesit dhe angazhimit të madh, pjesëmarrjes të një numri të madh të përfaqësuesve qeveritarë dhe joqeveritarë, Maqedonia u zgjodh për të udhëhequr me Komitetin drejtues në krye të të cilit është Prof. dr. Mihaill Koçubovski nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë. Për shkak të punës së suksesshme gjatë vitit të kaluar Maqedonia vazhdon të udhëheqë me këtë organ edhe në vitin 2015 dhe do marrë përvoja nga vendet e rajonit të cilat kohëve të fundit janë përballë me kriza, e që do ketë për qëllim përpilimin e një sistemi solid për reagim gjatë krizave në fushën e shëndetit reproduktiv. Ky aktivitet është më pajtim me aktivitetet e Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përmirësimin e shëndetit seksual dhe reproduktiv, sidomos atë të nënave dhe foshnjave të porsalindura.

Për këtë qëllim, hap i parë për zbatimin e tendencave botërore në këtë çështje është rishqyrtimi i Planit kombëtar për gatishmëri dhe reagim të sistemit shëndetësor në gjendje krizash, në të cilin do të inkorporohet edhe pjesa për shëndetin seksual dhe reproduktiv.

Për këtë qëllim Ministria e shëndetësisë ka formuar një Komision në të cilin marrin pjesë të gjithë faktorët relevant.