Мarsi është muaji dedikuar kancerit të zorrës së trashëdhe paraqet një event vjetor fantastik që ka për qëllim ngritjen e vetëdijespër kancerin e zorrës së trashë dhe mundësi për grumbullimin e mjeteve përmjekimin e kësaj gjendjeje. Si nismëtarë janë disa organizata bamirëse të cilatluftojnë kundër kancerit të zorrës së trashë, me një qëllim kryesor, që deri nëvitin 2050 të mos ketë më viktima nga kanceri i zorrës së trashë.
Kanceri i zorrës së trashë zë vendin e tretë për ngavdekshmëria në mbarë botën. Por kjo nuk do të thotë se gjithmonë duhet të ketësi rezultat vdekjen, sepse ai mund të mjekohet dhe të shërohet, sidomos kurdiagnostikohet në fazë të hershme. Diagnostikimi i hershëm i kanceritkolorektal, si dhe çdo lloj tjetër i kancerit, mund të shpëtojë jetë. Muaji marsështë dedikuar qëllimisht për edukimin e popullatës dhe për ngritjen evetëdijes për simptomat e kancerit kolorektal.
Disa nga simptomat më të shpeshta:
■ Gjakderdhje nga zorra etrashë ose jashtëqitje me gjak
■ Ndryshim të shprehive të zorrës së trashë
■ Jashtëqitje më të holla ngazakonisht
■ Probleme me stomakun,fryrje dhe ngërçe
■ Diarre, kapsllëk ose ndjesi se lëvizja në zorrën e trashë nuk zhvillohetlirshëm
■ Rënie në peshë pa ndonjë shkak të dukshëm
■ Ligështi, lodhje
■ Të vjella
Si tëinkuadroheni?
Ekzistojnë mënyra të shumta si edhe ju mund tëinkuadroheni në këtë fushatë. Një nga mënyrat është që të vishni rroba mengjyrë të kaltër dhe ta shënoni ditën „Ditën e kaltër“, pra të premten e parënë muajin mars. Kjo ditë u dedikohet atyre që luftojnë me sëmundjen dhe atyreqë e kanë humbur betejën. Këtë vit kjo ditë do të shënohet në 6 mars. Një mënyrë tjetër është që ju si individ tëmësoni për simptomat e kancerit kolorektal dhe kjo të jetë një pikënisje nga kuju do mund të kontribuoni për përhapjen e këtyre njohurive. Mund të organizonievente për ngritjen e vetëdijes së përgjitshme, të ndani përvojën tuaj nësekeni vuajtur nga kjo sëmundje, e gjithë kjo me një qëllim të vetëm – t’iinkurajoni dhe mbështetni personat që po përballen me kancerin kolorektal.
Këtë mars –inkuadrohuni dhe jepni mbështetjen tuaj!