Në pajtim me rekomandimet nga OBSH të publikuara në edicionin e fundit të International Travel and Health 2016 (Udhëtimet ndërkombëtare dhe shëndeti 2016), si dhe Weekly Epidemiological Record No.26/27, 2016, 9126, 329-340 (1 JULY 2016), Arabia Saudite ndodhet në fazën para eliminimit të malaries, ndërsa sa i përket etheve të verdha, nuk ka rrezik.
Rekomandimet e dhëna u dedikohen personave të cilët do udhëtojnë për në Haxh, (Pilgrim) në vitin 2016.
- Ethet e verdha
Arabia Saudite kërkon dokument si vërtetim për pranim të vaksinës kundër etheve të verdha për udhëtarët mbi moshën 1 vjeçare të cilët vijnë nga vendet ku eksiton rreziku i transmetimit të etheve të verdha dhe për udhëtarët të cilët kanë qëndruar më shumë se 12 orë në aeroport në një vend ku ekziston rreziku i përhapjes së etheve të verdha.
Dokumenti për pranimin e vaksinës kundër etheve të verdha vlen përgjithmonë.
Rekomandime:
- Për udhëtarët nga Republika e Maqedonisë NUK NEVOJITET vaksinim kundër etheve të verdha.
- Маlaria
Rreziku:
- Përhapja lokale që është raportuar vetëm në fshatrat në kufirin me Jemenin (përveç në zonat me lartësi mbidetare më të madhe në provincën Asir) kryesisht janë si rezultat i P. falciparum dhe ndodh kryesisht në periudhën nga shtatori deri në Janar. Incidenca ka shënuar një rënie për më pak se 0,3 raste / 100.000 banorë.
- Nuk janë regjistruar raste të malaries në qytetet Meka dhe Medina, ku edhe zhvillohet Haxhi 2016.
Parandalimi:
- Në pajtim me rekomandimet e OBSH dhe Ministrisë së shëndetësisë në Arabinë Saudite, udhëtarët nga Republika e Maqedonisë që shkojnë në Haxh në Arabinë Saudite NUK kanë nevojë për kimioprofilaksë.
- Меningjiti meningokok
Udhëtarëve të cilët arrijnë në Mekë dhe në Medinë u kërkohet të dorëzojnë vërtetim për vaksinim me vaksinë katërvalente (ACYW 135) kundër meningjitit meningokok, të pranuar jo më shumë se 3 vjet dhe jo më pak se 10 ditë para arritjes në Arabinë Saudite.
Organet kompetente në vendin e prejardhjes së udhëtarit fëmijëve mbi moshën 2 vjeçare dhe të rriturve duhet t’ju sigurojnë 1 dozë të vaksinës polisaharide katërvalente.
Gjithashtu, të gjithë të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjet do pranojnë kimioprofilaksë me ciprofloksacin (një tabletë prej 500 mg) gjatë hyrjes në vend.
- Virusi ZIKA nuk është regjistruar në territorin e Arabisë Saudite në vitin 2016.
Masë themelore, efektive dhe e rekomanduar është evitimi i pickimit nga mushkonjat.
- Gripi sezonal
Ministria e shëndetësisë e Arabisë Saudite u rekomandon të gjithë hanxhinjve që të vaksinohen kundër gripit sezonal me vaksinat më të reja në dispozicion, gjegjësisht ato për hemisferën jugore për vitin 2016, para se të arrijnë në Arabinë Saudite sidomos ato që janë më të rrezikuar nga format më të rënda të gripit, përfshirë këtu gratë shtatzëna, fëmijët në moshë deri 5 vjeç, të moshuarit dhe personat me komorbiditet si astma, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, si dhe personat me HIV/SIDA.
- USHQIMI
Haxhinjtë nuk e kanë të lejuar të marrin me vete ushqime të freskëta në Arabinë Saudite, si dhe gjatë kthimit nuk e kanë të lejuar të kthehen që atje me ujë të freskët dhe me produkte ushqimore me prejardhje nga Arabia Saudite.
Lejohen vetëm ushqimet e konservuara mirë ose të ambalazhuara, ose ushqime në enë të cilat mund të inspektohen lehtë, në sasi të vogla që mjaftojnë për një person gjatë kohëzgjatjes së udhëtimit.
- Veprime që duhen marrë gjatë udhëtimit dhe Haxhit
Udhëtarët që do preken nga infeksionet respiratore gjatë kohës së kryerjes së haxhit, sidomos infeksione të shoqëruara me ethe dhe kollë (aq serioze sa të pengojnë kryerjen e aktiviteteve të zakonshme ditore) duhet të:
Ta lajmërojnë personelin mjekësor që i shoqëron, ose autoritetet shëndetësore lokale.
Ta mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten dhe kur teshtijnë dhe ta hedhin fasuletën, t’i lajnë duart, ose nëse nuk kanë fasulet, të mbulojnë gojën me mëngët e rrobave të tyre, por jo me duar.
Të evitojnë vende ku ka shumë njerëz dhe të izolohen deri sa tu kalojnë simptomat respiratore, e nëse nuk është e mundur të izolohen, të përdorin fasuletë për mbulimin e hundës dhe gojës, ose të mbajnë maskë kirurgjikale.
Udhëtarët duhet të evitojnë kontaktet me devetë, të mos vizitojnë ferma, të mos konsumojnë qumësht të papasterizuar deveje, urinë ose mis të papërpunuar mirë termikisht.
Në rast se vjen deri tek paraqitja e sëmundjeve me interes ndërkombëtar lidhur me zbatimin e RRNSH 2005, MSH e Arabisë Saudite do ndërmarrë aktivitete shtesë. Me ndihmën e të cilave do realizojë hetim, notifikim të rastit, me masa përmes të cilave do lajmërohet OBSH për rrezikun biologjik që është shfaqur në vend.
Prim. Dr. Zharko Karaxhovski, specialist epidemiolog,
Departamenti për sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë
Instituti i shëndetit publik