Ministria e Shëndetësisë, OBSH dhe USAID shënuan përfundimin me sukses të dy projekteve për përforcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe për vaksinimin kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, theksoi se të arriturat në kuadër të projekteve do të shërbejnë si mbështetje në përcaktimin e synimeve prioritare të Strategjisë njëzetvjeçare për zhvillim kombëtar të Maqedonisë së Veriut 2023-2042, e cila është në fazën e hartimit.

“Investimet e mëtejshme dhe rimendimi i prioriteteve në kontekstin e COVID-19 krijojnë një mundësi unike për veprime të intensifikuara për të krijuar një botë më të shëndetshme, sepse sistemet e forta shëndetësore shpëtojnë më shumë jetë”, tha Dr. Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe shefe e Zyrës së OBSH-së në Shkup.

Jeri Dyble, përfaqësuese e Zyrës së USAID-it, theksoi se tani është një kohë vendimtare për të siguruar që ne të jemi edhe më të përgatitur për të ardhmen, duke përdorur atë që tashmë e kemi mësuar. “Në muajt e ardhshëm do të punojmë së bashku për t’i avancuar politikat shëndetësore, për ta përforcuar Agjencinë për barna dhe pajisje ndihmëse mjekësore dhe do të vazhdojmë të mbështesim gatishmërinë dhe zbatimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.

Duke mbështetur autoritetet shëndetësore në përgjigjen ndaj COVID-19, në të njëjtën kohë po ndërtohen shtylla solide për një përgjigje efikase ndaj emergjencave të ardhshme të shëndetit publik.

Në diskutimin e sotëm “Përforcimi i kapaciteteve të shtetit për t’iu përgjigjur më mirë COVID-19 dhe emergjencave të tjera shëndetësore” u bë fjalë për aktivitetet e OBSH-së dhe USAID-it në këtë fushë, duke përfshirë ngritjen e një Qendre për Monitorimin Epidemiologjik dhe Menaxhimin e Situatave Emergjente, rritjen e efektivitetit të rrjetit laboratorik të shëndetit publik dhe përgjigjen ndaj nevojave më të gjera shëndetësore të popullatës, përfshirë këtu edhe shëndetin mendor.

Diskutimi u moderua nga Tanas Goga, ekspert-teknik për komunikimin e rrezikut në Qendrën Ballkanike për Emergjencat pranë OBSH-së dhe në të morën pjesë:

Prim. Dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik

Ass. Dr. Milena Stevanoviq nga Klinika Universitare e Sëmundjeve Infektive

Prof. Dr. Gollubinka Boševska nga Instituti i Shëndetit Publik dhe

Prof. Dr. Stojan Bajraktarov nga Klinika Universitare e Psikiatrisë.
szo 1

 

szo3

 

szo4

 

Diskutimi i sotëm “Përforcimi i imunizimit kundër COVID-19 përmes ndërtimit të kapaciteteve, dixhitalizimit dhe trajtimit të pavendosmërisë” shqyrtoi aktivitetet e OBSH-së dhe USAID-it në këtë fushë, të cilat përfshinin mbështetjen në hartimin, monitorimin dhe përshtatjen e ndërhyrjeve për t’iu përgjigjur COVID-19, ofrimi i sigurt i vaksinave, ofrimi i aftësive dhe njohurive të reja për punonjësit e shëndetësisë dhe anketimi i qëndrimeve të qytetarëve për vaksinimin kundër COVID-19.

Diskutimi u moderua nga Tanas Goga, ekspert-teknik për komunikimin e rrezikut në Qendrën Ballkanike për Emergjencat pranë OBSH-së dhe në të morën pjesë:

Prof. Dr. Aleksandra Grozdanova nga Komiteti Kombëtar i Imunizimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë

Prof. Dr. Katarina Stavriq nga Qendra për Mjekësi Familjare

Prof. Dr. Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik dhe

Dr. Dragan Jankoviq nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë.
szo5

 

szo site

 

szo 2

 

 

Burimi: WHO North Macedonia (Teksti dhe foto)