Neoplazmat malinje janë ndër shkaqet më të shpeshtë të vdekjeve në botë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, naoplazmat malinje zënë vendin e dytë si shkaktarë të vdekjes.Në periudhën nga viti 2010-2020 shkalla e mortalitetit sillet nga 180,3 në 100.000 banorë në vitin 2020 deri më 188,6%000 në vitin 2020.

 

Diagrami 1: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 1

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek meshkujt është më e lartë krahasuar me atë tek femrat.

Diagrami 2: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje sipas gjinisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 2

 

Mortaliteti nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet

Në periudhën 2010-2019 shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet oscilon dhe sillet nga 881,1 në vitin 2020 deri më 835,7 në vitin 2020 në 100.000 banorë.

Diagrami 3: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut në moshë mbi 65 vjet, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 3

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet është më i lartë tek meshkujt.

Diagrami 4: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha mbi 65 vjet sipas gjinisë, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 4

 

Mortaliteti nga neoplazmat malinje tek grupmosha nga 0 – 64 vjet

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha nga 0-64 vjet është dukshëm më i ulët se sa tek grupmosha mbi 65 vjet.

Diagrami 5: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha nga 0 – 64 vjet, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 5

Edhe tek personat nga 0-64 vjet mortaliteti është më i lartë tek meshkujt se sa tek femrat.

Diagrami 6: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha nga 0 – 64 vjet sipas gjinisë, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 6

 

 

Lokalizimet primare më të shpeshta të neoplazmave malinje

Tek meshkujt, shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje, në periudhën nga viti 2010-2020, janë neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive me një shkallë të mortalitetit e cila sillet nga 64,8 në vitin 2020 deri më 66,9 në vitin 2014 dhe 67,6 në 100.000 meshkuj në vitin 2020.

Diagrami 7: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive tek meshkujt në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 7

 

Tek femrat shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën nga viti 2010-2020 janë neoplazmat malinje të gjirit. Shkalla e mortalitetit sillet nga 30,0 në vitin 2020 deri më 32,2,8 në vitin 2020 në 100.000 femra.

Diagrami 8: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje të gjirit tek femrat  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010 – 2020

 mortalitet 8