Me rastin e EU Green Week” nga data 31.05. deri më 04.06.2021 e me qëllim ngritjen e vetëdijes për një mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm, si çdo vit organizohen një numër i madh i aksioneve dhe ndërmerren hapa konkrete për një të ardhme më të gjelbër.

Tema e këtij viti thotë “Zero pollution for healthier people and planet”, Zero ndotje për njerëz më të shëndetshëm dhe planet më të shëndetshëm”.

 

Toka e ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut, dhe atë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me tokën ose përmes thithjes së ndotësve të tokës që kanë avulluar; rreziqe potenciale më të mëdha lindin nga depërtimi i ndotësve në brendi të tokës në ujërat nëntokësore që përdoren për pije nga njerëzit, ndonjëherë edhe në zona larg çdo burimi të dukshëm të ndotjes mbitokësore. Kjo mund të ketë si rezultat zhvillimin e sëmundjeve që shfaqen si pasojë e ndotjes.

 

Pasojat për shëndetin si rezultat i ekspozimit ndaj tokës së kontaminuar ndryshojnë në varësi të llojit të ndotësit, mënyrës së ekspozimit dhe vulnerabilitetit së popullatës së ekspozuar.

Ekspozimi kronik ndaj kromit, plumbit dhe metaleve të tjerë, naftës, tretësve dhe shumë pesticideve dhe herbicideve mund të jetë kancerogjen, mund të shkaktojë defekte tek foshnjat ose mund të shkaktojë gjendje të tjera shëndetësore kronike. Nitratet dhe amoniaku në plehrat që përdoren në bujqësi gjithashtu janë identifikuar si rreziqe shëndetësore në tokë dhe në ujërat nëntokësore.

Dihet që ekspozimi kronik ndaj benzenit në përqendrime të mjaftueshme lidhet me një incidencë më të lartë të leuçemisë. Dihet që merkuri dhe ciklodieni shkaktojnë një incidencë më të lartë të dëmtimit të veshkave. Bifenilet dhe ciklodienet e polikloruar dëmtojnë mëlçinë. Organofosfatet dhe karbonatet mund të shkaktojnë një varg reagimesh që shkaktojnë bllokadë neuromuskulare.

Në doza të mjaftueshme, një numër i madh i ndotësve të tokës mund të shkaktojnë vdekje si rezultat i ekpsozimit të drejtpërdrejtë, thithjes ose gëlltitjes së ndotësve në ujërat nëntokësore të kontaminuara nëpërmjet tokës.

 pocva albanski