1. Të dhëna epidemiologjike

Fakte kryesore për HIV në vitin 2018 (OBSH)

HIV vazhdon të jetë një problem shëndetësor publik. Deri më tani 35 milionë persona kanë vdekur si pasojë e HIV, nga të cilët vetëm në vitin 2017 kanë vdekur 940.000 persona. Vlerësohet se me SIDA jetojnë 36.9 milionë persona nga të cilët 1.8 milionë janë prekur nga kjo sëmundje në vitin 2017.   Në vitin 2017 59% e të rriturve dhe 52% e fëmijëve që jetojnë me HIV kanë pranuar terapi antiretrovirale (TAR).

 

Të dhëna kumulative për Republikën e Maqedonisë

Në Republikën e Maqedonisë nga viti 1987 deri më tani janë regjistruar 400 raste me HIV. Nga këto, 339 (86%) janë meshkuj, ndërsa 54 (14%) femra. Në dy vitet e fundit të gjitha rastet e reja janë të gjinisë mashkullore. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve të reja me HIV sipas gjinisë, 1987-2018

1

Shpërndarja sipas mohës tregon se më e prekur është popullata seksualisht aktive lëmoshë nga 20-39 vjet të cilët përbëjnë 74% (n=196) të rasteve të diagnostikuara.

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të reja me HIV sipas moshës, 1987-2018

2

Sipas mënyrës së përcjelljes, numri më i madh i rasteve (213; 53%) janë meshkuj të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë, mënyra heteroseksuale e përcjelljes është regjistruar tek 153 raste (38%), personat  të cilët injektojnë droga marrin pjesë me 2,5% (n=10), ndërsa nga 6 raste janë regjistruar tek personat me hemofili (i fundit para 15 vitesh) dhe përcjellja nga nëna tek fëmija. (Grafiku 3).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me HIV sipas mënyrës së transmisionit, 1987-2018

3

99 nga personat e diagnostikuar në Maqedoni kanë vdekur për shkaqe si pasojë e SIDA-s.

 

Gjendja në Republikën e Maqedonisë në vitin 2018

Në vitin 2018 deri më tani janë regjistruar 41 raste të reja me HIV, nga të cilët të gjithë i përkasin gjinisë mashkullore (grafiku 1).

Shpërndarja sipas moshës e rasteve të regjistruara në vitin 2018 nuk dallon nga rastet e regjistruara deri më tani. Mosha e rasteve të reja sillet nga 21 deri në 51 vjet, ndërsa 82% e rasteve janë në moshë nga 20-39 vjet, nga të cilët nga 17 raste i përkasin grupmoshës nga 20-29 dhe 30-39 vjet. Në grupmoshën nga 40 – 49 vjet janë regjistruar 6 raste dhe një rast tek grupmosha 50-59 vjet.

Sipas mënyrës së përcjelljes, 78% (n=32) e rasteve janë meshkuj që kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj, 7 persona kanë raportuar për mënyrë heteroseksuale të përcjelljes, ndërsa për një person nuk është e ditur mënyra e transmisionit.

Nga rastet në vitin 2018, më shumë se gjysma (n=21) janë me vendbanim në Shkup, ndërsa 18 rastet e tjera regjistrohen si sporadike në 13 qytete të Maqedonisë. Një rast në vitin 2018 është shtetas i huaj.

Në vitin 2018 janë regjistruar 3 raste të vdekjes si pasojë e SIDA-s.

 

Rezultatet e arrira nga realizimi i aktiviteteve të Programit për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2018

II.1.     Parandalimi I HIV tek grupe të caktuara të popullatës

Me programet dhe aktivitetet për parandalimin e HIV tek grupe të caktuara të popullatës janë përfshirë gjithsej 10.289 persona. Më saktësisht, me një pako themelore për parandalimin e HIV janë përfshirë: 4.164 PID; 1.723 PS; 4.042 MMM dhe 73 persona që jetojnë me HIV. Përfshirja e klientëve sillet nga 88% deri më 93% të trageteve të parapara në programin për mbrojtje të popullatës nga HIV për vitin 2018 (Тabela 1).

Në këtë  periudhë me testim vullnetar dhe anonim për HIV janë përfshirë 3.350 persona të grupeve të lartpërmendura. Si pjesë e aktiviteteve për zvogëlimin e rrezikut nga HIV she IST janë shpërndarë rreth 67.000 materiale informative, 274.000 prezervativë (kondoma) 360.000 pako për injektim të sigurt (Тabela 1).

Тabela 1. Pasqyrë e klientëve të përfshirë dhe aktivitetet preventive për zvogëlimin e rrezikut nga HIV/IST tek grupe të caktuara të popullatës

Grupe të popullatës dhe programe Klientë të përfshirë (% të targetit të caktuar) Të testuar për HIV (%të targetit të caktuar) Prezervativë të shpërndarë Info materiale Pako për injektim të sigurt
Persona që injektojnë drogë  4.164 (88%) 835 (85%)     83,103     38,823             359,618
Punonjës dhe punonjës seksuale  1.723 (93%) 619 (83%)   124,285     16,070
MMM  4.402 (88%) 1497 (67%)     56,312       9,106
Të burgosur 83 (43%)
Të rinj 326 9137 2926
PJMHIV                     73 1331
Gjithsej             10,289     3350   274,168         66,925                 359,618    

 

II.2. Qendrat e shëndetit publik

Qendrat e shëndetit publik janë të përfshira në program dhe bëjnë: testim falas dhe anonim për HIV dhe skrining për këshillim të shpejtë tek popullata e gjerë, shërbime për diagnostikim dhe trajtim të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, shërbime për këshillim për shëndetin seksual dhe reproduktiv, edukim për mbrojtje nga HIV dhe infeksioneve të tjera seksuale që përcillen përmes gjakut, shpërndarje të materialeve edukative.  Gjatë tre tremujorëve të parë janë përfshirë 787 persona me testim vullnetar dhe anonim për HIV dhe janë mbajtur 162 ligjërata edukative në shkolla dhe kolektive për mënyrën e parandalimit të HIV dhe IST.

 

  • Kujdesi për HIV

Në kuadër të aktiviteteve për arritjen e qëllimit global të UNAIDS “90-90-90”, në Republikën e Maqedonisë për herë të parë u zbatua studim shkencor për vlerësimin e rezultateve të arrita për këtë qëllim.

Sipas rezultateve, nëse nuk merren parasysh personat që janë shpërngulur nga vendi dhe ato që kanë vdekur, vlerësohet se deri në fund të vitit 2017 në Republikën e Maqedonisë me HIV jetojnë 402 persona. Nga ato deri më tani janë diagnostikuar 221 ose 55% e numrit të vlerësuar të personave të cilët jetojnë me HIV. Nga personat e diagnostikuar, 88,3% (195) pranojnë TAR, ndërkohë që tek 93,4% е tyre është arritur supresion i virusit. (Grafiku 4). Ky rezultat flet në favor të kujdesit të mirë dhe trajtimit të suksesshëm të pacientëve të diagnostikuar, por edhe nevojës për rritjen e numrit të testimeve për HIV.

Grafiku 4. Kujdesi për personat me HIV në Republikën e Maqedonisë deri në fund të vitit 2017

4