Të nderuar,

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 2 tetor të vitit 2021 (e shtunë), nga ora 9.00 deri në orën 13.00 në Parkun e Qytetit të Shkupit, në shatërvanin “Lotosov cvet”, organizon kontrolle shëndetësore preventive falas për qytetarët që do përfshijnë: matje të tensionit të gjakut, matje të peshës dhe gjatësisë së trupit,  matje të nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në gjak, si dhe këshilla nga mjekët dhe material promovues. Përveç kësaj, qytetarëve do ju ofrohet ujë i ambalazhuar dhe fruta.

Eventi është oranizuar me mbështetjen e Ministrisë së shëndetësisë dhe Ministrit të shëndetësisë Doc. d-r. Venko Filipçe dhe në bashkëpunim me OJQ -në “Zdrava idnina“, shoqatë e pacientëve me sëmundje të zemrës.

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të vijnë në eventin që do mbahet  në orën 11:00 kur edhe do të jepen deklarata me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, me ç’rast do të prezantohen të dhëna për gjendjen dhe tendencat e morbiditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kardiovaskulare në botë dhe në vendin tonë. Në këtë mënyrë bashkë do u bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore preventive dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Ju mirëpresim!