Fakte për HIV-in në rrafsh botëror
37,9 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me HIV
- 1,7 milionë janë fëmijë nën moshën 15 vjet
- 1,7 milionë janë raste të reja të infektuar në vitin 2018.
- 160000 fëmijë janë infektuar me HIV në vitin 2018
- Deri më tani 32 milionë njerëz kanë vdekur nga shkaqe që kanë të bëjnë me HIV/SIDA-n
- 770 000 persona kanë vdekur në vitin 2018.
- Më shumë se 50% e personave që jetojnë me HIV kanë pranuar terapi anti-retrovirale (TAR).
Të dhëna kumulative për Republikën e Maqedonisë së Veriut, 1987-2019
- Që nga viti 1987 e deri më tani janë regjistruar gjithsej 460 raste me HIV
- 404 (88%) janë të gjinisë mashkulllore ndërsa 56 (12%) të gjinisë femërore
- 104 persona kanë vdekur nga shkaqe që kanë të bëjnë me HIV
Mënyra e përhapjes së HIV-it
- 56% e rasteve janë regjistruar tek meshkujt që kanë kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj,
- Mënyra heteroseksuale e përhapjes është regjistruar tek 36% e rasteve.
- Personat të cilët injektojnë droga marrin pjesë me 2,5%.
- Nga 6 raste janë regjistruar tek personat me hemofili (i fundit para 15 vitesh) dhe përcjellja nga nëna tek fëmija.
Shpërndarja sipas grupmoshave
- 64% e personave që jetojnë me HIV në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në moshë nga 20-39 vjet
Gjendja me HIV-in në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019
- Janë raportuar 57 raste të reja me HIV, nga të cilat 55 janë të gjinisë mashkulllore
- Mosha mesatare e rasteve të reja është 34 vjet (nga 19 deri më 64 vjet)
- 44 persona ose 77% janë në moshë nga 20 deri më 39 vjet
- 9 kanë qenë në moshë nga 40-49 vjet, një në moshë 19 vjet dhe 3 më të moshuar se 50 vjet.
- 70% e rasteve janë meshkuj të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj ( МMМ)
- 28% e personave janë infektuar gjatë mënyrës heteroseksuale të përhapjes
- 27 raste janë me banim në Shkup
- 30 raste të tjera janë regjistruar në 12 qytete të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shpërndarja e rasteve sipas QSHP-ve
Vendi i banimit sipas rajoneve shëndetësore | 2019 – Numri | 2019 – Incidenca/100.000 | Gjithsej | Incidenca kumulative /100.000 | ||
QSHP Manastir | 5 | 2.7 | 25 | 13.6 | ||
QSHP Veles | 4 | 1.9 | 33 | 15.7 | ||
QSHP Koçan | 0 | 0.0 | 19 | 18.2 | ||
QSHP Kumanovë | 5 | 2.8 | 31 | 17.6 | ||
QSHP Ohër | 2 | 1.3 | 20 | 13.2 | ||
QSHP Prilep | 2 | 1.9 | 23 | 21.6 | ||
QSHP Shkup | 27 | 4.4 | 213 | 34.5 | ||
QSHP Strumicë | 1 | 0.9 | 11 | 10.3 | ||
QSHP Tetovë | 6 | 1.9 | 42 | 13.1 | ||
QSHP Shtip | 4 | 4.0 | 30 | 29.8 | ||
Shtetas të huaj | 1 | 11 | ||||
E panjohur | 0 | 1 | ||||
Gjithsej | 57 | 2.8 | 460 | 22.2 |
Rezultate të arrira për parandalimin e infeksionit me HIV në vitin 2019 – Komunitetet bëjnë dallimin!
Qendrat e shëndetit publik
- 700 persona i janë nënshtruar testimit falas dhe anonim për HIV
- Janë realizuar 150 seanca edukative në shkolla dhe kolektive punuese
Niveli i deficitit imunitar si pasojë e HIV-it gjatë diagnostikimit
- Në vitin 2019 vetëm 34% e rasteve HIV+ janë diagnostikuar në kohë!
- 66% e rasteve HIV+ në vitin 2019 janë diagnostikuar me vonesë (10% më shumë se në vitin 2018).
- 22% janë diagnostikuar me deficit imunitar të rëndë.