Qëllimi i trajnimit ishte kuptimi i parimeve të punës së epidemiologëve, mbikëqyrja epidemiologjike, sistemi i mbikëqyrjes në RMV dhe mënyra e menaxhimit të të dhënave. Sublimimi i njohurive dhe përvojave në lidhje me hulumtimin e epidemive dhe tendencave, konceptet kryesore, studimet e rasteve, metodologjinë, komunikimin dhe mbështetjen logjistike, me zhvillimin e programeve dhe bazave të të dhënave në excel.
U realizuan aktivitete për mbledhjen e ideve dhe përvojave, pyetje, diskutim, prezantime nga pjesëmarrësit, ushtrime, studime të rasteve dhe punë në grupe.
Prim. Dr. Zharko Karaxhovski mbajti një prezantim me temë Mbikëqyrja epidemiologjike e sëmundjeve infektive në RMV-së, parimet themelore dhe mënyra e funksionimit. Fasilitatorë ishin përfaqësuesit e ISHP-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fakultetit të Mjekësisë.
Vlerësimi i rrezikut mundëson planifikim të duhur dhe prioritizim të përpjekjeve për parandalim, migrim, zbulim të hershëm, përgatitje për një përgjigje efektive dhe përballje me një emergjencë të veçantë shëndetësore ose fatkeqësi natyrore.
Prezantimet dhe rezultatet e punës praktike nga punëtoria iu dorëzuan të gjithë pjesëmarrësve për përdorim të mëtejshëm në punën e përditshme.
FOTO: OBSH