Në periudhën nga data 16.05-18.05.2022, në hotelin “Aleksandar Pallas” u mbajt një punëtori treditore për vlerësimin strategjik të rreziqeve, me përdorimin e një mjeti të ri strategjik për vlerësimin e rreziqeve (Strategic Tool for Assessing Risks – STAR).

Punëtoria u mbajt nga ekipi i OBSH-së i përbërë nga Dr. Havi Ibrahim , Dr. Isme Humolli dhe Arta Kuli, ndërsa në të morën pjesë ekipe nga më shumë institucione të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të kyçura në menaxhimin dhe përballjen me krizat:

  • Instituti i Shëndetit Publik – (Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive), i përfaqësuar nga prim. d-r. Zharko Karaxhovski, dr. Ina Trajkovska dhe dr. Badr Kenanogllu,
  • Ministria e Shëndetësisë,
  • Ministria e Punëve të Brendshme,
  • Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor,
  • Qendra për Menaxhimin me Krizat,
  • Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike,
  • Аgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë,
  • Ministria e Mbrojtjes Civile,
  • Kryqi i Kuq
  • Ndihma e shpejtë.

 

Vlerësimi i rrezikut mundëson planifikimin e duhur dhe prioritizimin e përpjekjeve për parandalimin, lëvizjen, zbulimin e hershëm, përgatitjen për një përgjigje efektive dhe përballjen me një emergjence të caktuar shëndetësore ose me një fatkeqësi natyrore.

Mjeti që u prezantua përfshin 6 hapa kryesore:

  1. identifikimin e rrezikut (p.sh. sëmundje ngjitëse, përmbytje, zjarr, tërmet…) dhe përshkrimin e skenarit më të mundshëm që kërkon aktivizimin e një reagimi kombëtar
  2. vlerësimin e rrezikut
  3. vlerësimin e ndikimit të rrezikut ndaj një vendi
  4. përcaktimin e nivelit të rrezikut
  5. rekomandimet kryesore dhe aktivitetet prioritare bazuar në vlerësimin e rrezikut
  6. integrimin e rekomandimeve në procesin e planifikimit të veprimit kombëtar dhe nënkombëtar

 

Në punëtori në mënyrë aktive morën pjesë që të gjithë pjesëmarrësit, duke punuar në grupe nën udhëheqjen e dr. Ravi Ibrahim dhe dr. Isme Humolli. U përgatitën prezantime dhe skenarë të mundshëm, si dhe plane për përballje me sukses me krizat shëndetësore dhe me katastrofat natyrore. Mjeti i ri STAR ndihmon për vlerësimin e shpejtë dhe efikas të cenueshmërisë dhe rrezikut, me qëllim promovimin dhe përmirësimin e planeve për përballje me situatat e jashtëzakonshme.

Njëkohësisht e përmirëson dhe e lehtëson komunikimin mes institucioneve të cilat janë të përfshira në aktivitetet për përballje me krizat, me një qëllim të përbashkët – gadishmërinë për emergjenca, shpërndarje të burimeve për skenarë me nivel më të lartë të rrezikut dhe përballje të suksesshme me një gjendje të caktuar të krizës.