ISHP Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili sipas Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë është bartës i autorizuar i statistikave shëndetësore në vend, rregullisht përgatit  Raport për monitorimin, vlerësimin dhe planifikimin e mbrojtjes shëndetësore preventive ​​të punonjësve.

Raporti i referohet të dhënave përmbledhëse për llojin, vëllimin dhe përmbajtjen e punës së kryer në 39 institucione të autorizuara të mjekësisë së punës të cilët i dorëzojnë raportet e tyre tremujore pranë Sektorit të mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rrezikut shëndetësor në vendin e punës në Institutin e shëndetit publik.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2019, në institucionet e autorizuara shëndetësore janë punësuar 260 punonjës, nga të cilët 222 (85%) janë punonjës shëndetësor dhe 36 (15%) janë punonjës jo shëndetësorë. 37 ose 42% e mjekëve të punësuar janë specialistë të mjekësisë së punës.

Ata kanë kryer gjithsej 143.397 kontrolle shëndetësore preventive, nga të cilat 104.201 janë sistematike, 34,507 periodike, 4366 paraprake dhe 323 të qëllimshme. Me këtë arrihet një mbulim me kontrolle preventive të rreth 18% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rezultatet e kontrolleve tregojnë se punonjësit që punojnë në vendet e punës ku rreziku nga sëmundjet dhe lëndimet është më i madh, janë për 2,2 herë më të ekspozuar ndaj rreziqeve gjatë punës, por edhe krahas kësaj, ato në të shumtën e rasteve janë të aftë ta kryejnë punën e tyre. Sidoqoftë, pothuajse çdo i dyti punonjës ka regjistruar ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore.