bezb_vrak_uciliste_al

Nxënësit, stafi dhe shkollat ​​duhet të informohen për teknikën e duhur të larjes së duarve, si dhe rëndësinë e larjes së duarve para ngrënies ose përgatitjes së ushqimit, pas prekjes të çfarëdo plage në lëkurë dhe pas përdorimit të tualetit. Udhëzimet për masat e përgjithshme të higjienës janë si vijon:

Hapni rubinetin dhe lagni duart me ujë.

Aplikoni sapun dhe përhapeni mirë atë në të gjithë sipërfaqen e duarve.

Fërkoni mirë gishtat, lëkurën midis secilit gisht për të paktën 20 sekonda.

Shpëlani duart mirë me sasi të mjaftueshme të ujit.

Thani duart me peceta letre ose me tharëse.

Për ta mbyllur rubinetën përdorni një pecetë letre.

Mbani duart tuaja të pastra duke i larë mirë me sapun dhe ujë. Dezinfektuesit me alkool  për pastrimin e duarve e shkatërrojnë SARS-KOV-2 nëse përdoren në mënyrën e duhur. Megjithatë, dezinfektuesit e duarve i nuk eliminojnë të gjitha llojet e baktereve, si disa baktere që shkaktojnë probleme me tretjen e ushqimit. Lani gjithmonë duart me sapun dhe ujë pasi të keni përdorur tualetin dhe pasi keni prekur mbeturinat.

Preparatet për dezinfektimin e duarve mund të mos jenë aq efikase kur duart tuaja janë dukshëm të pista ose të yndyrshme. Duart shpesh herë janë të pista ose të yndyrshme pas aktiviteteve si ngrënia ose loja në mjedis të hapur.

Preparatet për dezinfektimin e duarve mund të mos i eliminojnë nga duart kimikalet e dëmshme, si pesticidet dhe metalet e rënda.

Përdorni alkool me një përqendrim të paktën 60% për t’i dezinfektuar duart kur nuk keni sapun dhe ujë.

Mjetet për të ngrënë dhe për të pirë mos i ndani me persona të tjerë.

Mos i ndani me të tjerët peshqirët e palarë, rrobat ose uniformat.

Mos i ndani me të tjerët gjësendet personale (për shembull, deodorantin, etj.).

Çorapet dhe të brendshmet ndërroni çdo ditë.

Çarçafët dhe pizhamet lani rregullisht, nëse keni mundësi të paktën një herë në javë.

Çarçafët dhe rrobat e pista me ujë të ngrohtë dhe detergjent për larje. Tharja e rrobave në tharëse me ajër të nxehtë, në vend të tharjes klasike në mjedis të hapur, gjithashtu ndihmon në eliminimin e baktereve tek rrobat.

Lahuni ose bëni dush me sapun çdo ditë.

Lahuni ose bëni dush me sapun pas çdo aktiviteti ose loje sportive.

Prerjet dhe gërvishtjet në lëkurë mbani të pastra dhe të mbuluara me një fashë të pastër dhe të thatë derisa të shërohen.

Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për kujdesin e duhur të plagëve.

Mos i prekni plagët e njerëzve të tjerë ose materiale të kontaminuar nga plaga.

Në dollap mos mbani rroba të lagura dhe të pista

 

Si mund të ngadalësohet apo parandalohet përhapja e KOVID-19?

Ashtu si me infeksionet e tjera respiratore, si gripi ose ftohja e zakonshme, masat e shëndetit publik janë çelësi për ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes. Masat e shëndetit publik janë aktivitete parandaluese të përditshme që përfshijnë:

  • përdorimin e maskës;
  • mbajtjen e distancës prej 1.5 deri në 2 metra;
  • larjen e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë;
  • qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë;
  • mbulimin e gojës dhe hundës me pjesën e brendshme të bërrylit ose me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes (shamia e përdorur duhet të hidhet menjëherë); dhe
  • pastrimin e sipërfaqeve dhe objekteve që preken më shpesh.