Sektori i ekologjisë shëndetësore pranë Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut:
* Koordinon, drejton dhe kontrollon punën profesionale të veprimtarisë sanitarо-higjienike në 10 Qendrat e Shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
* Është bartësi i përgatitjes dhe zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve aksionar në fushën e ekologjisë shëndetësore, sigurisë së ushqimit dhe të ushqyerit
* Koordinon aktivitetet për përgatitjen e rregulloreve kombëtare dhe përshtatjen me rregulloret ndërkombëtare në lidhje me ekologjinë shëndetësore
* Përgatit qëndrime doktrinare në qasjet metodologjike dhe mënyrat e vlerësimit të masave dhe të aktiviteteve të kryera në veprimtarinë sanitaro-higjienike;
* Bazuar në hulumtimet e realizuara dhe të dhënat e fituara nga Qendrat e shëndetit publik, bën monitorimin dhe vlerësimin e rrezikut ekologjiko-shëndetësor të disa faktorëve të mjedisit;
* Identifikon çështjet prioritare dhe gjendjet potenciale të rrezikut për shëndetin në nivel republikan dhe njofton Ministrinë e shëndetësisë.
Në këtë sektor bëjnë pjesë këto departamente:
- Departamenti për sigurinë shëndetësore të ushqimit
- Departamenti për sigurinë e ujit dhe sanitacionin e mjedisit jetësor
- Departamenti i fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit
- Departamenti i Codex Alimentarius dhe organit informativ të SPS – OBT
- Departamenti i ekotoksikologjisë shëndetësore të përgjithshme
- Departamenti i mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rreziqeve ndaj shëndetit
- Departamenti i kontrolleve sanitare