Departamenti për analiza biologjike
Aktivitetet:
Në këtë departament bëhen analiza të pirogjenitetit tek preparatet parenterale të kafshëve eksperimentale (lepuj). Analiza bëhet në pajtim me kërkesën e Farmakopesë Evropiane (Ph. Eur. 2.6.8).
Krahas aktiviteteve të lartpërmendura bëhet edhe vlerësimi profesional i dokumentacionit kimiko – farmaceutik dhe biologjik me qëllim marrjen e lejes për lëshimin e barnave në treg, vazhdim të lejes , raportim të variacionit, etj.