- Aktivitete:
Në këtë departament bëhet:
– analizë e sterilitetit tek barnat dhe pajisjet ndihmëse mjekësore të deklaruara si sterile (teknika e filtrimit membranor dhe metoda direkte Ph. Eur. 2.6.1);
– analizë e pastërtisë mikrobiologjike e produkteve jo-sterile në pajtim me Ph. Eur. (5.1.4.-1 и -2) siç janë lëndët e para për prodhimin e barnave, barnat e gatshme për aplikim oral, lokal dhe rektal, preparateve bimore, ambalazhit primar siç janë kapsulat, alveolat për supostet etj. (Ph. Eur., 2.6.12, 2.6.13.);
– analizë e pastërtisë bakteriologjike të produkteve kozmetike (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 94/10).
Krahas aktiviteteve të lartpërmendura bëhet edhe vlerësimi profesional i dokumentacionit kimiko – farmaceutik dhe biologjik me qëllim marrjen e lejes për lëshimin e barnave në treg, vazhdim të lejes , raportim të variacionit, etj.