Në periudhën nga data 02-03.03.2023, në Hotel Sirius, Strumicë, me fillim nga ora 10:00, u mbajt Punëtoria nënkombëtare për Vlerësimin Strategjik të Rrezikut (STAR). Punëtoria mbështetet nga OBSH-ja dhe në të morën pjesë përfaqësues nga OBSH, Qendrat e Shëndetit Publik në Kumanovë, Shtip, Veles, Strumicë, Koçan, Vinicë, QMK, Kryqi i Kuq, AUV. Instituti i Shëndetit Publik u përfaqësua nga Prim. D-r. Zharko Karaxhovski dhe Spec. d-r. Dragan Koçinski.

Në këtë punëtori u vendos që të bëhet një vlerësim strategjik i rrezikut për shëndetin publik në nivel nënkombëtar. Në këtë mënyrë, institucionet publike shëndetësore do të jenë në gjendje të marrin vendime të bazuara në informacion dhe të ndërmarrin veprime efektive për t’u përballur me kërcënimet ndaj shëndetit publik në një rajon të caktuar, me qëllimin përfundimtar përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së komuniteteve. Për vlerësimin strategjik të rrezikut nënkombëtar do të ndërmerren këto hapa: grumbullimi i të dhënave, vlerësimi i rrezikut, prioritizimi i rreziqeve, zhvillimi i një plani të veprimit, monitorimi dhe vlerësimi.

Në fillim u prezantuan qëllimet dhe rezultatet e pritura të seminarit, vlerësimi strategjik i rrezikut duke përdorur metodologjinë STAR, si dhe hapat për zbatimin e një vlerësimi strategjik të rrezikut dhe prezantimi i mjetit për grumbullimin e të dhënave STAR.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune ku i identifikuan rolet kryesore, përcaktuan mendimet, rezultatet dhe përshtatjet në një seancë plenare.