Fiziologjia dhe monitorimi i të ushqyerit
Instituti i shëndetit publik ju njofton se në Departamentin e fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit pranë Institutit të shëndetit publik është vendosur aparat modern për vlerësim individual dhe analizë të përbërjes të trupit. Në kuadër të angazhimeve për përmirësimin dhe modernizimin e metodave për vlerësimin e rreziqeve për shëndetin si pasojë e disa gjendjeve, si mbipesha, obeziteti ose malnutricioni, aplikimi i kësaj metode do të jetë një impuls më shumë në qasjen ndaj këtij problemi aktual. Koha e zhvillimeve të vazhdueshme teknologjike në të cilën ne jetojmë kërkon edhe përshtatje të domosdoshme të shkencës të bazuar në të dhëna. Si institucion i nivelit terciar të mjekësisë preventive, ISHP përmes Departamentit të fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit, ISHP e ndjek këtë tendencë dhe mundohet të jetë sa më afër arritjeve të fundit nga lëmia e të ushqyerit dhe vlerësimit të rreziqeve për shëndetin që janë si pasojë e mënyrës të të ushqyerit.
Analizuesi i përbërjes së trupit i mbikëqyr këto parametra të përbërjes së trupit:
- Peshën e trupit;
- Përqindjen e yndyrave në trup;
- Masën e masës yndyrore;
- Masën e masës joyndyrore;
- Vlerësimin e masës së indit muskulor;
- Sasinë e përgjithshme të ujit në organizëm;
- Përcaktimin e metabolizmit bazal;
- Vlerësimin e nevojave energjetike ditore;
- Kufijtë e përbërjeve optimale të yndyrave në trup;
- Shpërndarjen e yndyrave trupore sipas segmenteve të trupit.
Me të dhënat e fituara nga aparati, bashkë me analiza shtesë klinike dhe antropometrike dhe këshilla nga ekipi profesional në Departamentin e fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit, ofrohet një qasje individuale me një vlerësim të plotë të përbërjes së trupit dhe udhëzime për zbatimin e një regjimi të të ushqyerit dhe mënyre të të jetuarit i cili do kontribuojë për arritjen e karakteristikave trupore të cilat do i zvogëlojnë rreziqet për shëndetin.
Problemet si pasojë e mbipeshës dhe shëndoshjes janë një ndër rreziqet më të mëdha për paraqitjen e sëmundjeve joinfektive kronike. Hapja e tregut për aditivë t ndryshëm të ushqimeve, qasja joprofesionale ndaj këtyre çështjeve dhe kërkimi për zgjidhje të shpejta, janë çështje në majat jo vetëm të agjendave tona, por edhe të shumë vendeve më të zhvilluara ekonomikisht. Me zbatimin e kësaj qasjeje ne kemi për qëllim të japim kontributin tonë për trajtimin shkencor të problemit me mbipeshën, shëndoshjen dhe regjimin e të ushqyerit që do të mundësojë eliminimin e këtyre problemeve.