Sistemi automatik për zbulimin e hershëm të rrezatimit gama dhe radioaktivitetit në ajër në Republikën e Maqedonisë së Veriut funksionon me rregull dhe vazhdimisht monitoron kushtet dhe leximet nga stacionet monitoruese në vendin tonë. Për momentin lexohen vlerat e shpejtësisë së dozës së ambientit ekuivalent në mikro siverta për orë H* (10) (vSv/h), si dhe të dhëna të tjera matëse nga 8 (tetë) lokacione, dhe atë:
Shkup, Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Berovë, Dibër, Krushevë dhe Manastir.
Sipas legjislacionit, ky sistem automatik i stacioneve monitoruese është i harmonizuar me punën e Komisionit Evropian dhe është i lidhur me bazën e të dhënave evropiane, ku këto vlera të matjeve dërgohen në cikle kohore të caktuara, zakonisht çdo 2 orë (ndonjëherë më rrallë. ) sipas matjes evropiane të kohës.
Për momentin të dhënat përmes serverëve tanë dorëzohen rregullisht në EURDEP, pra EU bazën e të dhënave në linkun https://remap.jrc.ec.europa.eu/Simple.aspx
Të dhënat e matjeve rregullisht publikohen në ueb-faqen e Institutit të shëndetit publik: https://www.google.com/maps/d/edit?mid=10cje235bBgAwqJXCfNa3GWzPrIs&usp=sharing
Nga analiza dhe kontrolli i matjeve për intervalin kohor prej datës 02.03. deri më 09.03.2022 deri në ora 12 konstatohet se të gjitha vlerat e rrezatimit të jashtëm gama në Republikën e Maqedonisë së Veriut të fituara përmes sistemit matës MEVIS 2.1. janë në kohë reale dhe lëvizin në një interval që i përgjigjet ndryshimeve të vlerave të rrezatimit natyror për këto zona matëse, pra që nuk janë vënë re doza që tregojnë rritje të radioaktivitetit në ajër.
Situata dhe zhvillimet do të vazhdojnë të monitorohen nga afër, dhe do vazhdojnë të ndiqen rekomandimet nga IAEA dhe Drejtoria e sigurisë nga rrezatimi, e cila duhet të koordinojë në kohë aktivitetet ndërmjet institucioneve përgjegjëse në përputhje me protokollet dhe veprimet ligjore të parashikuara për ngjarje të tilla.
Shkup: 09.03.2022