Takimi i parë për projektin METROFOOD-PP u mbajt në Lisbonë , në periudhën nga 9-10 janari, në të cilin morën pjesë 75 anëtarë nga 18 vende e që përfaqësonin 48 institucione partnere të projektit (20 Beneficiaries and 28 Linked Third Parties) nën koordinimin e ENEA. Projekti do të zgjasë 30 muaj e ka për qëllim arritjen e një niveli ligjor, financiar dhe teknik të pjekurisë të Strukturës hulumtuese Evropiane e cila do të ishte e gatshme të aktivizohet si e pavarur.

Bashkë me takimin e parë, më datë 10 janar, u mbajt edhe takimi i parë Inter-Ministror i BE-së, ku morën pjesë përfaqësues të ministrive nga vendet të cilat e mbështesin infrastrukturën.

Më shumë informacion në linkun në vazhdim:  https://www.metrofood.eu/news-events/news/metrofood-pp-kicks-off-let-us-start-it.html

Projekti fitoi mjete financiare nga Programi i Bashkimit Evropian Horizont 2020 për hulumtim dhe inovacion sipas marrëveshjes për Grant nr 871083.