Fjalimi i Drejtorit te Institutit të shëndetit publik,
Ass.Dr. Shaban Memeti
Ndikimi që kanë substancat psikoaktive ndaj shëndetit të njeriut që moti është dëshmuar dhe dokumentuar. Parandalimi, trajtimi, rekovaleshenca dhe riintegrimi social janë masa dhe programe që kanë një rol të madh në përballjen me problemin e përdorimit të drogave dhe reduktimin e ndikimit negativ të tyre mbi shoqërinë. Si plotësim të aspekteve mjekësore të këtij problemi, të cilat janë rezultat i ndikimit direkt të substancave psikoaktive ndaj shëndetit, edhe forma të tjera të elementeve të dëmshme paraqesin faktor rreziku, jo vetëm për njerëzit që përdorin substanca psikoaktive, por edhe për ato me të cilët këto njerëz bien në kontakt. Në këtë kontekst vetëm do t’i përmendim pasojat që vijnë nga mbidozimi – trauma, vetëvrasja, çrregullimet dhe sëmundjet mendore, invaliditeti dhe paaftësimi dhe vdekja e parakohshme.
Vendet e Evropës Juglindore janë koridor për kalimin e drogave, veçanërisht të heroinës, drejt vendeve të Evropës perëndimore dhe qëndrore, e a.q. “Rruga Ballkanike”. Republika e Maqedonisë shtrihet pikërisht në këtë rrugë, kështuqë një pjesë e drogave ilegale mbetet dhe shpërndahet edhe në vendin tonë.
Gjatë periudhës së kaluar Republikën e Maqedonisë janë realizuar disa hulumtime në lidhje me përdorimin e drogës, duhanit dhe alkoholit nga ana e nxënësve, fëmijëve prej 11 – 16 vjeçar. Përdorimi i drogave ilegale është rreth 2%, por shqetësues është fakti se ka një tendencë të rritjes së këtij numri e që ka të bëjë me moshën, kështu në moshën 15-16 vjeç tashmë rreth 5% të fëmijëve kanë rrëfyer se deri në atë çast ata tashmë kanë provuar të paktën 1-2 herë marihuanë.
Deri më sot mungonin të dhëna për prevalencën e përdorimit të substancave psikoaktive nga ana e personave të rritur në rrafsh kombëtar. Mirëpo, me mbështetjen e Ministrisë së shëndetësisë dhe në pajtim me udhëzimet dhe mbështetjen e Qendrës Evropiane për monitorimin e drogave dhe varësisë ndaj tyre në Lisbon, Instituti i Shëndetit Publik ishte koordinator i projektit Hulumtimi global për drogat e i cili për herë të parë u zbatua në Republikën e Maqedonisë në nivel kombëtar.
Konferenca për shtyp ka për qëllim që t’i paraqesë rezultatet e studimit nëpërmjet të promovimit të sotëm të publikimit – Raport mbi gjendjet e përdorimit të substancave psikoaktive nga popullata e moshës madhore në Republikën e Maqedonisë. Rëndësia e këtij studimi rrjedh edhe nga mundësia që për herë të parë krahasohen rezultatet tona me rezultatet e vendeve të tjera të Evropës që e zbatojnë këtë studim me të njëjtën metodologji.
Sigurisht, njohuritë e fituara nga studimi paraqesin një kontribut të madh për shëndetin publik, duke pasur parasysh se paraqesin një bazë të krijimin e politikave të ardhshme në luftën kundër varësive nga substancat psikoaktive, e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës sonë.
Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time për ekspertët e Lisbonës, për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe për të gjithë pjesëmarrësit në ekipin e projektit për punën e kryer me sukses, dhe të gjithë të pranishmëve në këtë konferencë për shtyp, ju falendëroj që iu përgjigjët ftesës për të marrë pjesë ne këtë eveniment të rëndësishëm.
Dokument në PDF – Rezultatet kryesore të hulumtimit
Prezantimi – Përdorimi i substancave psikoaktive tek popullata në Republikën e Maqedonisë
Prezantimi 2 – GPS-EMCDDA, Skopje_2017