Në 15 nëntor të vitit 2022 në mjediset e Institutit të Shëndetit Publik u mbajt takim në të cilin morën pjesë drejtori i I.Sh.P.-së, Doc. d-r. Shaban Memeti, përfaqësues dhe udhëheqës të departamenteve pranëInstitutit dhe z. Luk Tompson, drejtor i Qendrës Rajonale për Mjedis Jetësor, Shkencë, Teknologji dhe Shëndet (ESTH) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Ballkanin dhe Kaukazin.
Ambasada e SHBA-së në Budapest është e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit për çështjet tejkufitare për mjedisin jetësor, shkencën, teknologjinë dhe shëndetin, duke përfshirë këtu ndryshimet klimatike, shkretëtirëzimin, mbetjet e ngurta dhe menaxhimin e burimeve të ujit, shëndetin e mjedisit jetësor, si dhe çështjet për sëmundjet infektive dhe joinfektive.
Departamenti i Shtetit Qendrën Rajonale e themeloi në vitin 2001. Drejtori dhe dy specialistë—njëri për çështjet lidhur me mjedisin jetësor dhe energjinë e pastër dhe tjetri për çështjet e lidhur me shkencën, teknologjinë dhe shëndetësinë—bëjnë punën rajonale të Qendrës nga Ambasada e SHBA-së në Budapest. Qendra ka fokusuar angazhimin e saj në 21 vende: Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Maqedoninë e Veriut, Gjeorgji, Hungari, Kosovë, Moldavi, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni , Turqi dhe Ukrainë.