Në 09.03.2022, në mjediset e Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO – Macedonia  Turkey Chamber of Commerce) u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes MATTO-s dhe Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka u hap mundësia për bashkëpunimin e tyre intensiv të përbashkët.

Në takim, ISHP u përfaqësua nga Drejtori – Doc. D-r. Shaban Memeti, udhëheqësi i Departamentit të Ekologjisë Shëndetësore – Prof. D-r. Mihaill Koçubovski dhe Dr. Xhansun Bukovec, ndërsa MATTO nga kryetari – Ajdovan Ademoski dhe anëtarët e Këshillit drejtues.

Në takim mbajti fjalë Doc. D-r Shaban Memeti, ndërsa Prof. D-r. Mihaill Koçubovski prezantoi mundësitë për bashkëpunim mes ISHP-së dhe MATTO-s.

Me këtë takim, Instituti i Shëndetit Publik edhe një here tregoi demonstroi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me sektorin privat, i cili ka prioritet shëndetin publik.

 275292770_493763805658717_3103405048680295034_n

275219882_267065575602751_6795079480108651138_n

275188148_291175456481776_1765295692536303976_n