Çdo personi të dyshimtë për COVID-19 i bëhet skrining test, gjegjësisht test për zbulimin e gjenit E. Kufiri i detektimit të testit për skrining është 5.2 ARN kopje të reaksionit.
TESTI I SKRININGUT – NEGATIV
Nëse testi i skriningut është negativ, përgjigjja e rezultatit për atë mostër është NEGATIVE.
Nëse fitohet rezultat negativ nga pacient të dyshuar për COVID -19, sidomos nëse bëhet fjalë për mostër të marrë nga trakti i sipërm respirator (strisho nazofaringale ose orofaringale), atëherë duhet marrë mostër e dytë ku do përfshihet mostër nga trakti i poshtëm respirator.
Një ose më shumë rezultate negative nuk e përjashtojnë mundësinë për COVID – 19. Ekzistojnë një numër faktorësh të cilët mund të jenë shkak për rezultat negativ:
- Mostra e marrë ka sasi të vogla të grimcave të virusit
- Mostra është marrë herët ose tepër vonë gjatë infeksionit
- Mostra nuk është ruajtur ose nuk është transportuar në mënyrë adekuate
- Mutacioni i virusit
- Inhibicioni teknik i reaksionit
TESTI I SKRININGUT – POZITIV
Nëse testi i skriningut është pozitiv atëherë bëhet test konfirmues për detektimin e gjenit RdRP kufiri i detektimit të të cilit është 3.8 ARN kopje të reaksionit
Nëse të dy testet janë pozitiv, rezultati i pacientit përgjigjet si POZITIV
Në rastet kur testi i skriningut është pozitiv, ndërsa testi konfirmues negativ, atëherë duhet marrë mostër e re nga pacienti. Edhe në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia e infeksionit dhe rasti konsiderohet si i mundshëm.