• 12.04.2024

INFORMACION PËR GJENDJEN ME RASTET ME PERTUSIS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË VITIN 2024, DERI MË 11.04.2024


 

Të dhëna javore

periudhën 05-11.04.2024 në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 44 raste të reja me pertusis, 10,0% më pak se javën që shkoi (n=50). Numri më i madh i tyre (37) janë raportuar në Shkup, në Manastir 4, në Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë nga 1.

Mosha e të prekurve sillet nga 1 muaj deri në 75 vjet, ndërsa numri më i madh i përkasin grupmoshës 10-14 vjet (n=12).

Nga rastet e reja 2 raste janë hospitalizuar.

 

Të dhëna kumulative

Në vitin 2024, deri me datë 11.04.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 443 raste me pertusis, me një incidencë prej 24,1/100,000 banorë.

Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup - 355 (80,1%) në gjashtëmbëdhjetë komuna të ndryshme, 25 të sëmurë jetojnë në Kumanovë, Manastir 19, 17 të sëmurë jetojnë në Tetovë, 5 në Gostivar,  nga 3 në Koçan dhe në Kratovë, nga 2 në Strugë Dibër, Kriva Pallankë Probishtip, Veles dhe Strumicë,  ndërsa në Kavadar, Kërçovë, Prilep dhe Gjevgjeli nga 1.

Për sa i përket shpërndarjes sipas moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 78 vjet (mesatarja 11,9 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve janë nga 10-14 vjet (27,3%) pastaj vijnë ata deri në 4 vjet   (26,0%),  (15,3%) janë nën 1 vjet,  (10,6%) janë nga 1 deri në 4 vjet. Incidencë më e lartë është regjistruar tek grupmosha nën 1 vjet (I=411,2/100.000).

Sa i përket statusit të vaksinimit, 263  (59,4%) e pacientëve nuk kanë qenë të vaksinuar ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit,  ose nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit.

Nga të sëmurët në spital janë shtruar 60 persona (13,5%), ndërsa 49 (81,7%)  prej tyre janë nën moshën 4 vjet.

 

Aktivitetet e realizuara për vaksinim me vaksinën e cila përmban komponentë të pertusis në Territorin e Qytetit të Shkupit dhe mbarë vendit

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga data 18.01.2024 e deri më tani, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të QShP-së, është bërë hetim intensiv i të personave të pa evidentuar, personave të pavaksinuar dhe atyre të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, në mënyrë që të thirren dhe të vaksinohen sipas Kalendarit kombëtar të imunizimit.

Shkup- numri i personave të vaksinuar në periudhën 18.01-11.04.2024

Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi, Karposh, Kisella Voda dhe Qendra, është konstatuar se janë zbuluar 16.092 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, dhe prej tyre janë vaksinuar 10.242 (63,6%).   Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (5.356; 52,3%).

Sipas moshës dhe Kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 11.155 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe 6.622 (59,4%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën II të revaksinimit në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-11.04.2024 është 21.397.

Maqedonia e Veriut (pa Shkupin) - numri i personave të vaksinuar nga 18.01-11.04.2024

Nga të dhënat e deritanishme të dorëzuara nga Qendrat e Shëndetit Publik, 8.338 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, prej të cilëve 4.651 (55,8%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (2.381; 51,2%).

Sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 12.983 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (6.529; 50,3%) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II)  në periudhën nga 18.01-11.04.2024 është 17.634.

Nga 18.01-11.04.2024, janë dhëbë gjithsej 39.031 doza të vaksinës e cila përmban komponentë kundër kollës së mirë.

 

 

 

 

Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

ISHPRMV

12.04.2024