Departamenti i ekzaminimit dhe i kontrollit të barnave

 

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Departamenti i ekzaminimit dhe i kontrollit të barnave

Departamenti i ekzaminimit dhe kontrollit të barnave me autorizim nga Agjencia e Barnave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbi bazë të “Ligjit për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore” („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 106/07, 88/10, 36/11, 53/11, 136/11, 11/12, 147/13, 164/13, 27/14, 43/14, 88/15,154/15, 228/15, 7/16, 53/16, 83/18, 113/18, 245/18” dhe „Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 28/21) si dhe akteve nënligjore, kryen testim të pavarura, gjegjësisht ekzaminime analitike dhe kontroll të cilësisë së barnave për ta verifikuar përputhjen e tyre me specifikimet e cilësisë të miratuara paraprakisht.

Gjatë testimit analitik ndiqen udhëzimet e botimeve në fuqi të Farmakopesë Evropiane, Farmakopesë Britanike dhe Farmakopesë Amerikane, parimet dhe udhëzimet e Praktikës së Mirë Laboratorike dhe rekomandimet e OBSH-së.

Departamenti i ekzaminimit dhe kontrollit të barnave në mënyrë eksplicite e definon misionin, vizionin dhe qëllimet për krijimin e një sistemi të qendrueshëm për kontrollin e cilësisë së barnave. Në kuadër të veprimit të përbashkët me Agjencinë e Barnave, ky Departament i përcakton dhe koordinon edhe prioritetet kombëtare në fushën e sistemit shëndetësor.

Aktivitetet të cilat i zbaton Departamenti i ekzaminimit dhe kontrollit të barnave bëhen me kërkesë të Agjencisë së Barnave dhe Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Departamentin e ekzaminimit dhe kontrollit të barnave përcaktohet edhe rregullshmëria shëndetësore e produkteve kozmetike dhe produkteve për mirëmbajtjen e higjienës në amvisëri dhe industri duke zbatuar Ligjin për Sigurinë e Produkteve Kozmetike G. Zyrtare nr. 55/07 dhe aktet nënligjore: Rregullorja për përmbajtjen e detergjenteve që duhet të shënohet në ambalazh, si dhe rregullat e përgjithshme dhe të veçanta të etiketimit në ambalazhin e detergjenteve G. Zyrtare nr. 84/2011, Rregullorja për listën e të dhënave për përmbajtjen e detergjenteve G. Zyrtare nr. 84/2011 dhe Urdhri për ndalimin e prodhimit, shitjes dhe përdorimit të detergjenteve për larjen në makinë të produkteve tekstile me përmbajtje fosfori në formë organike ose inorganike me mbi 0.5% të peshës, si dhe Rregullorja Evropiane.

Qëllimi i Departamentit është që në treg të qarkullojnë barna, preparate bimore, preparate me origjinë biologjike, produkte kozmetike, produkte për mirëmbajtjen e higjienës dhe të tjera me cilësi të vërtetuar.

Aktivitetet kryhen sipas sistemit të cilësisë, gjegjësisht standardit MKS ISO/IEC 17025:2018 (teknikat e akredituara në Njësinë e ekzaminimeve kimiko-fizike, Njësinë e ekzaminimeve farmaceutike-teknologjike, Njësinë e kozmetologjisë dhe Njësinë e punës për parametrin Endotoksina bakteriale që kryhen në Njësinë e kontrollit mikrobiologjik të ushqimit dhe barnave).

 

Informacion për kontakt:

 Personi për kontakt: Farm. dipl. Zhaklina Poposka Svirkova, spec. e ekzaminimit dhe kontrollit të barnave

Telefoni:  +389 2 312 50 44 lok. 03 + 389 71 223 243; +389 77923 269; 

E-mail: z.poposka.svirkova@iph.mk