Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore

Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore , në kuadër të Departamenti i ekologjisë shëndetësore

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore

Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore mund t’i realizojë plotësisht:

  1. detyrat nga neni 20 i Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë ( G. Zyrtare e RMV-së, nr.25/2013),
  2. kontrollet mjekësore preventive (kontrolle para punësimit, kontrolle periodike, kontrolle sistematike) përmbajtja e të cilëve është e përcaktuar me Direktivën për llojin, mënyrën dhe vëllimin e kontrolleve shëndetësore të punonjësve (G. Zyrtare e RM-së, nr. 60/2013),
  3. kontrollet e detyrueshme për punëtorët e ekspozuar profesionalisht ndaj rrezatimit jonizues, në përputhje me Rregulloren për kushtet shëndetësore për punë me burimet e rrezatimit jonizues, si dhe për masat, përmbajtjen dhe mënyrën e kryerjes së kontrolleve shëndetësore të personave që punojnë me burime të rrezatimit jonizues (G. Zyrtare e RM-së, nr. 28 nga data 26.02.2010),
  4. krijimin e profilit biotoksikologjik kombëtar të popullatës së RMV-së, veçanërisht në pjesën për metalet e rënda, përmes zhvillimit të metodologjisë për procedurat e harmonizuara të biomonitorimit human,
  5. krijimin e një sistemi për mbledhjen dhe përpunimin e evidencave individuale dhe kolektive nga fusha e shëndetit profesional,
  6. identifikimin dhe prioritizimin e rreziqeve shëndetësore me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe aftësisë për punë të punonjësve shëndetësorë.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore

Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore në mënyrë të vazhdueshme punon për zbatimin e kontrolleve shëndetësore preventive të detyrueshme, varësisht nga rreziqet në vendin e punës, ndërsa në përputhje me Direktivën për llojin, mënyrën dhe vëllimin e kontrolleve shëndetësore të punonjësve (G. Zyrtare e RM-së, nr.60/2013).

Kontrollet shëndetësore të punonjësve, të cilat kryhen nga institucione shëndetësore të autorizuara në fushën e mjekësisë së punës, duke përdorur të dhënat nga deklarata e sigurisë së punëdhënësit, kryhen si:

  1. kontrolle paraprake,
  2. kontrolle periodike,
  3. kontrolle të synuara, dhe
  4. kontrolle sistematike.

Kontrollet paraprake kryhen për ta përcaktuar gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për kryerjen e punëve në vendet e punës ku për shkak të rreziqeve dhe/ose dëmeve ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë, ka një rrezik më të lartë nga lëndimet dhe sëmundjet, sipas minimumit standard dhe vlerësimin e rrezikut në venditn e punës dhe karakteristikat e rreziqeve profesionale të definuara. Kontrollet paraprake kryhen:

  1. para punësimit në një vend të caktuar të punës me rrezik më të lartë;
  2. gjatë ndërprerjes së kryerjes së punës në një vend të caktuar të punës me rrezik më të lartë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj;
  3. para kalimit në një vend të caktuar të punës me rrezik më të lartë; dhe
  4. gjatë çdo vërtetimi të ndonjë rreziku të ri në vendin e punëse me rrezik më të lartë në të cilin punon punonjësi.

Kontrollet periodike kryhen me qëllim ndjekjen dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe aftësisë punuese të punonjësve për të kryer punë në vendet e punës ku, për shkak të rreziqeve dhe/ose dëmtimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, ka një rrezik të shtuar nga lëndimet dhe sëmundjet, në përputhje me minimumin standard dhe vlerësimin e rrezikut në vendin e punës dhe karakteristikat e rreziqeve të definuara profesionale.

Kontrollet e synuara kryhen me qëllim ndjekjen dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe aftësisë punuese të punonjësve për të kryer punë në vendet e punës ku, për shkak të rreziqeve dhe/ose dëmtimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, ka një rrezik të shtuar nga lëndimet dhe sëmundjet, në përputhje me minimumin standard dhe vlerësimin e rrezikut në vendin e punës dhe karakteristikat e rreziqeve të definuara profesionale.

Kontrollet e synuara kryhen me hetime dhe analiza të synuara, në varësi të arsyes së referimit dhe atë:

  1. pas përfundimit të pushimit mjekësor,
  2. mbi bazë të një lëndimi të rëndë në punë ose të një pushimi mjekësor me kohëzgjatje prej të paktën tre muaj;
  3. pas sëmundjeve ose lëndimeve që nuk kanë të bëjnë me punën;
  4. nëse ekziston dyshim për zvogëlim të aftësisë për punë;
  5. nëse ekziston dyshim se ka ardhur deri te çrregullimi i shëndetit të punonjësit për shkak të kryerjes së punës në një vend të caktuar të punës;
  6. nëse bëhet fjalë për punonjës i cili brenda një viti ka pësuar lëndim në punë, tre ose më shumë herë;
  7. nëse bëhet fjalë për punonjës i cili brenda një viti i është nënshtruar pesë ose më shumë herë trajtimit spitalor për shkak të sëmundjes ose lëndimeve lidhur me vendin e punës.

Kontrollet sistematike kryhen sipas minimumit standard, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit dhe ruajtjen e aftësisë për punë të çdo punonjësi që punon në një vend pune që, sipas vlerësimit të rrezikut për vendin e punës, nuk paraqet një vend pune me rrezik më të lartë.

Minimumi standard si pjesë e detyrueshme e të gjitha kontrolleve shëndetësore preventive në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë (G. Zyrtare e RMV-së, nr.25/2013), përbëhet nga:

  1. të dhënat anamnestike (anamneza e punës, vështirësitë kryesore, sëmundja aktuale, anamneza familjare, anamneza personale dhe të dhëna socio-epidemiologjike),
  2. statusi sipas sistemeve dhe antropometrisë (masa trupore, lartësia trupore dhe indeksi i masës trupore),
  3. analizat themelore laboratorike - sedimentacioni, pasqyra e gjakut (eritrocitet, hemoglobina, hematokriti, leukocitet, glicemia, kolesteroli, trigliceridet), urina, sheqeri, proteinat, bilirubina, urobilinogjeni, sedimenti,
  4. kontrollimi i funksionit të shikimit (qartësia e shikimit në afërsi dhe në distancë),
  5. audiometria,
  6. spirometria,
  7. EKG dhe
  8. radiografia e gjoksit – sipas vendimit të mjekut.

Njëkohësisht, kjo Njësi do të punojë rregullisht për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme për punonjësit e ekspozuar profesionalisht ndaj rrezatimit jonizues, në përputhje me Rregulloren për kushtet shëndetësore për punë me burimet e rrezatimit jonizues, si dhe për masat, përmbajtjen dhe mënyrën e kryerjes së kontrolleve shëndetësore të personave që punojnë me burime të rrezatimit jonizues (G. Zyrtare e RM-së, nr. 28 nga data 26.02.2010).

Kontrollet shëndetësore të personave që punojnë me burime të rrezatimit jonizues dhe personave që në vendin e punës janë të ekspozuar ndaj burimeve të rrezatimit jonizues kanë për qëllim:

  1. vërtetimin se personi i ekspozuar gjatë punës është i shëndetshëm dhe i aftë për të punuar me burimet e rrezatimit jonizues dhe se gjendja shëndetësore e të njëjtit dhe aftësia e tij për punë nuk janë pengesë për kryerjen e punës;
  2. ndjekjen e gjendjes shëndetësore të personit të ekspozuar në punë gjatë kryerjes së punës, sidomos në lidhje me perceptimin e disa ndryshimeve në gjendjen shëndetësore që mund të paraqesin pengesë për vazhdimin e kryerjes së punës.
  3. përcaktimin e ndikimit të ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues ndaj shëndetit të personit të ekspozuar në punë kur tejkalohet ose kur supozohet se është tejkaluar doza maksimale, në përputhje me rregulloret për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe sigurinë nga rrezatimi.

Ku kryhen këto kontrolle?

Në Institutin e Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Mënyra e pagesës

Me para në dorë ose me faturë.

Kjo Njësi rregullisht i mbledh dhe përpunon raportet tremujore për llojin, mënyrën dhe vëllimin e shërbimeve të realizuara nga 40 institucionet e autorizuara të mjekësisë së punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në bazë të raporteve të pranuara publikohet Raporti Vjetor për punën e realizuar në institucionet e autorizuara për mjekësi të punës për atë vit.

Në këtë Njësi gjithashtu mblidhen dhe përpunohen të dhënat për lëndimet në punë që publikohen në Raportin Vjetor për lëndimet në punë për atë vit.

Kjo Njësi do të punojë rregullisht në zhvillimin e metodologjive dhe udhëzuesve për praktikat e mira për punonjësit, punëdhënësit dhe profesionistët në fushën e SSHP në kushte të pandemisë COVID-19.

Punonjësit edhe më tej do të jenë të përfshirë në kryerjen e anketimeve epidemiologjike dhe në identifikimin e kontakteve të personave për të cilët është vërtetuar se janë pozitivë për virusin SARS-CoV-2.

Në këtë Njësi kryhet edhe vaksinimi kundër gripit sezonal për punonjësit shëndetësorë.

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: D-r. Flamure Zeqiri Keka, specialiste e mjekësisë së punës - Udhëheqëse e Njësisë së mjekësisë së punës dhe të vlerësimit të rreziqeve shëndetësore

Telefoni: +389 70 326 649, telefoni zyrtar: +389 71 211 563  02/3125 044 lok.47

E-mailmedicinanatrud@iph.mk, dr.flamure@hotmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 14:30