Sipas Programit Kombëtar për Mbrojtje Shëndetësore Preventive (pjesa sanitare-shëndetësor), në këtë Njësi bëhet ekzaminimi i përmbajtjes së metaleve toksike në produktet ushqimore, ekzaminimi i përbërjes minerale të ushqimit me veti të veçanta nutritive, përcaktimi i një pjese të metaleve toksike (As, Al, Hg, Ni) në ujëra si dhe në lulen e kanabisit. Të gjitha këto detyra kryhen si një detyrim rutinor, ligjor, me kërkesë të shfrytëzuesit të shërbimit ose sipas indikacioneve, në pajtim me Rregulloren për ndotësit - Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 143, nga data 10.07.2024, për përmbajtjen e metaleve dhe Farmakopenë europiane (Ph. Eur.2.4.27) për produktet e kanabisit.
Njësia kryen edhe monitorim të rregullt të përmbajtjes së metaleve të rënda tek produktet ushqimore të disponueshme në rrjetin më të gjerë tregtar. Dy herë në vjet bëhet edhe ekzaminimi i metaleve të rënda tek perimet dhe frutat e stinës të disponueshme në tregjet e gjelbërta ekzistuese. Këto aktivitete monitoruese organizohen nga IShP-Shkup, Ministria e Shëndetësisë e RMV-së dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e RMV-së.
Njësia e ekzaminimit të metaleve është e akredituar nga viti 2006, në pajtim me standardin ISO 17025 dhe me sukses i mban akreditimet për të gjitha metodat.
Pajisjet analitike::
Ekipi profesional përfshin specialistë të kimisë sanitare, magjistër të kimisë, inxhinier teknolog të diplomuar, laboratorant mjekësor të specializuar për laborator kimiko-biokimik.
Sipas Programit Kombëtar për Mbrojtje Shëndetësore Preventive (pjesa sanitare-shëndetësor), në këtë Njësi bëhet ekzaminimi i përmbajtjes së metaleve toksike në produktet ushqimore, ekzaminimi i përbërjes minerale të ushqimit me veti të veçanta nutritive, përcaktimi i një pjese të metaleve toksike (As, Al, Hg, Ni) në ujëra si dhe në lulen e kanabisit. Të gjitha këto detyra kryhen si një detyrim rutinor, ligjor, me kërkesë të shfrytëzuesit të shërbimit ose sipas indikacioneve, në pajtim me Rregulloren për ndotësit - Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 227, nga data 06.10.2021, për përmbajtjen e metaleve dhe Farmakopenë europiane (Ph. Eur.2.4.27) për produktet e kanabisit.