Njësia e virologjisë dhe e diagnostikimit molekular është e vetmja e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo për herë të parë u themelua në vitin 1960 me qëllim: ndjekjen, studimin dhe diagnostikimin laboratorik të sëmundjeve virale. Për ta bërë këtë aplikohen metodat më moderne të diagnostikimit serologjik (imunoenzima dhe imunoblot) dhe molekular, si dhe izolimi i viruseve në kulturat qelizore, me ç’rast ndiqet literatura botërore dhe rekomandimet e OBSH-së. Nga viti 2005 kjo Njësi nga OBSH është akredituar si Laborator kombëtar për morbilin dhe rubeolën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga viti 2006 Laboratori për HIV-in është caktuar si Laboratori referent për HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të së cilit ekziston edhe një këshillimore për testime dhe këshillime falas. Laboratori për gripin nga Ministria e Shëndetësisë është nominuar për Qendër Kombëtare të Influencës dhe është i përfshirë në Programin e OBSH-së për Vlerësimin ekstern të cilësisë për zbulimin e viruseve të influencës. Në këtë Njësi më 17 janar të vitit 2020 për herë të parë në vend u prezantua diagnostikimi i SARS-CoV-2 (Novel corona virus 2019-nCoV). Kjo Njësi është e vetmja në vendin tonë të cilën OBSH e ka angazhuar në procesin e ruajtjes së statusit të një vendi pa poliomielit.
Analizat që kryhen në këtë laborator:
Detektimi i ARN/ADN me RT PCR të këtyre viruseve:
Nga muaji janar i vitit 2021 bëhet sekuencionimi i të gjithë gjenomit të virusit SARS-CoV-2, si dhe i viruseve të tjera nga paneli respirator. Nga muaji korrik i vitit 2022 bëhet zbulimi i MPXV si dhe sekuencionimi i gjenomit të Monkeypox virus. Detektimi i antigjeneve dhe antitrupave të viruseve me:
Në këtë Njësi bëhen edhe testime të imunoenzimave për vërtetimin e antitrupave ndaj këtyre mikroorganizmave: