Njësia e ndjekjes së sëmundjeve dhe e të drejtave të grupeve të cenueshme
Njësia e ndjekjes së sëmundjeve dhe e të drejtave të grupeve të cenueshme, në kuadër të
Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve
Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në
Njësia e ndjekjes së sëmundjeve dhe e të drejtave të grupeve të cenueshme
merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të veçanta për kontrollimin e sëmundjeve jo ngjitëse;
përcakton prioritetet për plotësimin e nevojave për përmirësimin e gjendjes me sëmundjet jo ngjitëse tek popullata;
siguron të dhëna cilësore, të vlefshme dhe të athurnuara për gjendjen me sëmundjet jo ngjitëse;
propozon masa për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të popullatës të sëmurë nga sëmundjet jo ngjitëse kronike;
realizon veprimtari shkencoro-hulumtuese për të vlerësuar rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve jo ngjitëse në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;
përgatit materiale edukative dhe promovuese për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse tek popullata, në të gjitha mjediset për publikun e gjerë dhe në mas mediat;
realizon veprimtari publicistike përmes përgatitjes së publikimeve- informacione, raporte, analiza e të tjera dhe boton materiale shëndetësore-edukative (udhëzues, pllakate, fletushka, etj);
merr pjesë në veprimtarinë arsimore dhe edukimin e kuadrove shëndetësor të të gjitha profileve;
bashkëpunon me institucione shtetërore dhe ndërkombëtare për projekte të përbashkëta dhe aktivitete të tjera (pjesëmarrje në grupe punuese, komisione, etj.);
ndjek gjendjen shëndetësore të të gjitha grupeve të cenueshme (fëmijëve, grave, adoleshentëve, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve, personave të moshuar);
propozon masa për zgjidhjen e nevojave shëndetësore të grupeve të cenueshme;
realizon veprimtari shkencore-hulumtuese për të vlerësuar rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve tek grupet e cenueshme në nivel rajonal, lokal dhe kombëtar ;
bën vizita në terren për vlerësim profesional-metodologjik të ekipeve preventive dhe punkteve të vaksinimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
zbaton veprimtari shëndetësore – edukative dhe edukim të familjeve në mjediset rurale dhe në komunitetin rom për shëndetin e fëmijëve, vaksinimin, shëndetin e nënave dhe adoleshentëve;
përgatit, boton dhe shpërndan udhëzues për punonjësit shëndetësor dhe doracakë për prindërit;
bashkëpunon me institucione shtetërore dhe ndërkombëtare në aktivitete e projekte (grupe punuese, komisione, etj).
Informacion për kontakt
Personi për kontakt: Prim. m-r. Tanja Lekovska Stoickovska, specialiste e mjekësisë sociale me organizim të veprimtarisë shëndetësore, udhëheqëse e Njësisë