Departamenti i statistikës shëndetësore dhe i publicistikës

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Departamenti i statistikës shëndetësore dhe i publicistikës

  1. zbaton veprimtari shëndetësore - statistikore përmes mbledhjes, kontrollimit dhe përpunimit kompjuteristik të të dhënave shëndetësore - statistikore nga raporte shëndetësore - statistikore individuale dhe grupore;
  2. përmes përpunimit kompjuteristik të të dhënave i mban dhe publikon regjistrat kombëtarë “Regjistrin për kancerin në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, “Regjistrin për sëmundjen e sheqerit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, përgatit publikime për personat e mjekuar në mbrojtjen shëndetësore primare “Morbiditeti ambulantor-poliklinik në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe personat e trajtuar në stacionarët e reparteve spitalore “Morbiditeti dhe mortaliteti spitalor në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;
  3. i evidenton me saktësi kuadrot në shëndetësi me ndihmën e një baze të mirëformuar të të dhënave;
  4. bashkëpunon me institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare (si OBSH, EUROSTAD, BE, etj.) për ndjekjen dhe zbatimin e risive në veprimtarinë që ushtron;
  5. ndjek përpunimin statistikor të raporteve për punën e organizatave shëndetësore;
  6. merr pjesë në përgatitjen e programeve për hulumtime statistikore në fushën e shëndetësisë;
  7. merr pjesë në përgatitjen e udhëzuesve metodologjik-profesional për zbatimin e hulumtimeve statistikore në fushën e shëndetësisë;
  8. përgatit indikatorët shëndetësor kombëtar
  9. merr pjesë në përgatitjen e formularëve për dokumentacionin, evidencën dhe raportet mjekësore;
  10. bën mbikëqyrje profesionale në fushën e statistikave shëndetësore në organizatat shëndetësore;
  11. koordinon punën profesionale në fushën e statistikave shëndetësore në institutet për mbrojtje shëndetësore dhe shërbimet rajonale të instituteve;
  12. merr pjesë në zhvillimin e projekteve për sistemin informativ shëndetësor në Republikë;
  13. merr pjesë në përgatitjen e planeve operative për prezantimin e programeve aplikative;
  14. bën analizë dhe vlerësim të të dhënave statistikore;
  15. realizon edukim dhe trajnim profesional të kuadrove mjekësore nga profile të ndryshme nga fusha e statistikës shëndetësore, informatikës në shëndetësi dhe përpunimit elektronik të të dhënave nëpërmjet kurseve dhe seminareve, si dhe inspektimeve në terren në organizatat shëndetësore me ndihmë metodologjike-profesionale dhe trajnim.

Informacion për kontakt:

Personi për kontaktM-r. d-r. Vjosa Reçica - specialiste e mjekësisë sociale me organizim të veprimtarisë shëndetësore, udhëheqëse Departamenti

Telefoni: +389 76 370 122 / 02 2622-237 / faks: 02 3223-354

02/3125 044 lok. 29

E-mail vjosa.recica@gmail.com / v.recica@iph.mk

Orari i punës: Çdo ditë pune nga ora 07:30 deri më 15:30